Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Qëndrimi ulur dëmton shëndetin, ngrihuni dhe ecni
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Jeto shëndetshëm

Qëndrimi ulur dëmton shëndetin, ngrihuni dhe ecni

portalishkollor
Last updated: November 6, 2017 4:22 pm
portalishkollor
Share
SHARE

“Ajo që zbuluam është se 10 minuta ecje normale, e barabartë me rreth 1000 hapa, mjafton për të eliminuar efektet negative që ka qëndrimi ulur tek funksionimet vaskulare.”

Shumica e njerëzve shpenzojnë çdo ditë shumë kohë ulur. Kjo përbën faktor rreziku për sëmundje të ndryshme, nga kanceri deri tek problemet me qarkullimin e gjakut. Por kura është e lehtë: qëndrimi në këmbë dhe duke bërë disa hapa më shumë mund të zvogëlojë rreziqet shëndetësore që sjell qëndrimi ulur.

Michelle Baxter vuan nga dhimbje kronike në muskuj dhe kyçe. Qëndrimi në këmbë përballë tryezës së punës ia lehtëson këto dhimbje.

“Mesi ndjehet më mirë, gjithashtu bëj fizkulturë, lëviz më shumë dhe këto ndihmojnë qarkullimin e gjakut. Ndjehem mirë.”

Michelle Baxter punon në Universitetin George Ëashington, në Uashington.

“Jam në gjendje të bëj më shumë punë, ndjehem e çlirët, ngrihem, lëviz dhe përpiqem të gjej vend për të ushtruar. Pra punoj, lëviz qëndroj në këmbë.”

Ndërsa teknologjia i detyron njerëzit të rrinë më gjatë ulur, ekspertët e shëndetit shqetësohen. Studimet tregojnë se sa më e gjatë koha ulur, aq më i lartë rreziku për zhvillimin e dhjetëra sëmundjeve kronike, nga kanceri e diabeti, deri tek sëmundjet kardiovaskulare dhe të mëlçisë.

Për të moshuarit, çdo orë e shpenzuar ulur lidhet me rrezik 50 për qind më të madh për aftësi të kufizuara. Por, pa marrë parasysh se çfarë moshe ka një person, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë është i dëmshëm.

Jaume Padilla, Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Mizurit.

“Ne u befasuam nga efektet dëmtuese që vumë re në funksionin e enëve të gjakut duke qëndruar ulur vetëm 6 orë.”

Jaume Padilla është autor i një studimi mbi qëndrimin ulur. Ai thotë se qëndrimi ulur redukton qarkullimin e gjakut në këmbë dhe, me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në sëmundje kardiovaskulare. Edhe pas 30 minutave ulur, metabolizmi ngadalësohet me 90 për qind. Meqenëse shumë prej qëndrimit ulur ndodh në punë, dr. Padilla dhe studiues të tjerë po kërkojnë mënyra për të përmirësuar shëndetin e punonjësve. Por zgjidhja e thjeshtë është: Çohu dhe ec.

“Ajo që zbuluam është se 10 minuta ecje normale, e barabartë me rreth 1000 hapa, mjafton për të eliminuar efektet negative që ka qëndrimi ulur tek funksionimet vaskulare.”

Një kompani në Mizuri ka krijuar programin “pushim me ecje” dhe ka zbuluar se prej saj përfitojnë si punëtorët edhe biznesi.

Diamond Scott, punonjëse:

“Programi ngre moralin e punonjësve, është një mënyrë për të kaluar së bashku kohën jashtë vendit të punës dhe kur njerëzit janë të shëndetshëm, janë më të lumtur”.

Ekspertët e shëndetësisë thonë se përshtatja e tryezës ku njeriu të qëndrojë në këmbë në vendin e punës, mund të ndihmojë. Por kryesore është që të ngrihesh e të ecësh.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ecjeshendeti
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Pezullohet procesi mësimor në të gjithë vendin (2017)
Next Article Roli i drejtorit në zhvillimin profesional të mësuesit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?