Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Psikologia Genta Ruçi u drejtohet prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta: Ju mundeni!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Psikologia Genta Ruçi u drejtohet prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta: Ju mundeni!

portalishkollor
Last updated: May 2, 2020 3:08 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Shumë prej prindërve të këtyre fëmijëve udhëhiqen nga një forcë e brendshme dhe një kurajo e jashtëzakonshme për të ecur përpara, për të qënë gjithmonë në koherencë me zhvillimin e fëmijës. Shumë të tjerë kanë nevojë për mbështetje, e këtu nuk bëhet fjalë për material mësimore. Ata duan të dëgjohen!

Fëmijët me nevoja të veçanta (NV) janë një temë e ndjeshme për familjen dhe shoqërinë tonë. Si fëmijët me NV ashtu edhe prindërit e tyre kanë nevojë për ndihmen e shoqërisë dhe institucioneve ku këta fëmijë do rriten dhe arsimohen. 

Në këto kohë ku fëmijëve po u mungojnë shumë nga aktivitetet e përditshme, mënyra më e mirë që mund tu gjendemi pranë, është kontakti me prindërit e tyre. Përmes komunikimit me prindërit mësimdhënia po vazhdon çdo ditë dhe në forma të ndryshme, po u dërgohen material, video, imazhe duke punuar çdo ditë e në mënyrë të vazhdueshme. Prindërit po luajnë role të shumta, si prind, mësues dhe terapist, ku përpjekjet dhe forca e tyre për të ndjekur dhe zbatuar udhëzimet janë për tu admiruar.

Duhet të kuptojmë që nuk është aspak e lehtë të përballesh me shumë ndryshime njëherësh, e sidomos kur flasim për fëmijë me të cilët është punuar fort në krijimin e një rutine. Fatmirësisht shumë prej prindërve të këtyre fëmijëve udhëhiqen nga një forcë e brendshme dhe një kurajo e jashtëzakonshme për të ecur përpara, për të qënë gjithmonë në koherencë me zhvillimin e fëmijës.

Shumë të tjerë kanë nevojë për mbështetje, e këtu nuk bëhet fjalë për material mësimore. Ata duan të dëgjohen, tu japin zë ndjesive dhe përjetimeve të tyre, duan të dëgjohen ngarkesat dhe problematikat që ata hasin. Këta prindër po luftojnë fort, luftojnë që në momentin që janë përballur me diagnozën e fëmijës, po luftojnë me emocionet e tyre, me pranimin e situatës, me zhvillimin e fëmijës, me përshtatjen në shoqëri, me rutinën që u duhet të ndjekin, e tani u duhet të luftojnë dhe me izolimin e fëmijëve  në shtëpi. 

Ndoshta nuk do mjaftonte një shkrim për tu treguar se u gjendemi pranë, se jemi krah tyre në këtë rrugë të gjatë e të vështirë, por është një mënyrë për tu thënë që ata munden dhe që ne jemi kurdoherë për ta. 

 Prindër të dashur ju mundeni:

  • Sepse  udhëhiqeni nga një motiv shumë i fortë, “të qënit prind”.
  • Sepse zgjoheni me forcën e buzëqeshjes së çiltër që fëmija ju dhuron çdo ditë.
  • Sepse jeni forca e tyre për të ecur përpara në procesin e gjatë e të vështirë të të nxënit.
  • Sepse jeni dashuria dhe gëzimi që ata kanë nevojë.
  • Sepse jeni kurajo  dhe guximi ku ata mbështeten.
  • Sepse jeni ata që kuptoni dhe heshtjen e tyre.
  • Sepse jeni ata që mbështesni pasionet e tyre.
  • Sepse jeni pranë tyre në çdo progres dhe arritje.
  • Sepse jeni bashkëudhëtar në vështirësitë e tyre….. dhe sepse ata kanë nevojë për ju dhe për ne të gjithë.

Msc Genta Ruçi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:genta ruciju mundenikeshilla
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ese me temë: “Njeriu dhe mjedisi”
Next Article “Jeta ime, bota ime, shekulli im”- ese
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?