Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Pse nuk dakordohem për testimin e mësimdhënësve?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Pse nuk dakordohem për testimin e mësimdhënësve?

portalishkollor
Last updated: August 26, 2016 2:48 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Jam krenare që mbaj mbi supet e personalitetit tim emrin “mësuese”. Që një dekadë e më shumë jam në procesin e mësimdhënies edhe pse është një proces kompleks e i vështirë, por mbi të gjitha të jep kënaqësi.

Sot shoqëria është në vazhdën e dinamikës së ndryshimeve të mëdha, ne mësimdhënësit ballafaqohemi në mënyra të ndryshme, duke e ditur se shkolla si një mjedis edukativo-arsimor është e lidhur ngusht me zhvillimet e shkencës dhe të teknologjisë, ndryshimet politiko-sociale e asaj ekonomike.

Përkundër të gjithave, ne prapë i sfidojmë, vazhdojmë punën tonë të përkushtuar ndaj nxënësve me qëllim që t’i përgatisim për shkathtësitë e shekullit 21.

Por kush të pyet për punën tonë se?

Vlerësimi i mësimdhënësve mund të bëhet në forma e mënyra të ndryshme e instrumente të tjera matëse për t’i evidentuar të metat dhe cilësinë e arsimit tonë në vend nga MASh-t, sepse po e them me plot sinqeritet se testimi nuk mund të jetë forma apo mënyra më e saktë për cilësinë e arsimit në vend, KURRË DHE KURRË, se është një vlerësim përmbledhës i viteve p.sh  30, 20, 15, 10, 5 e 1 vit përvojë pune që kanë mësimdhënësit, dhe si do t’i paraqesin në një copë letër të gjitha, ekziston mundësia 100% testime sukses, ndërsa puna në klasë as 30% e realizuar, apo edhe e kundërta mund të ndodhë në këtë lloj testimi dhe lind pyetja:

A do të mund t’i identifikoni mësimdhësit për:

  • Menaxhim të mirë në klasë
  • Motivim për mësimnxënie
  • Bashkëpunimi nxënës-mësimdhënës, prindër-mësimdhënës dhe anasjelltas
  • Kreativitetin brenda klasës
  • Metodologjinë
  • Klimën brenda klasës
  • Zotërimin e interpretimit të informacionit tek nxënësit
  • Artikulimin e fjalës tek mësimdhënësit dhe atij të nxënësit
  • Intonacionin se si iu drejtohemi ne nxënësve
  • Afërsinë, dashurinë se si e paraqesim tek fëmijët

Kushtet didaktike e ato fizike dhe shumë e shumë gjëra të tjera që përmes TESTIMIT nuk  do të mund t’i kapin këto informacione MASh-T, por iu kisha lutur personalisht ministrit z. A. Bajramit bashkë me kabinetin e tij që të hartojnë ndonjë strategji tjetër për vlerësimin e përformancës së mësimdhënësve, apo..apo ta respektojnë UA të dalur vet nga ky institucion 14/2013 VLERËSIMI I PËRFOMANCËS SË MËSIMDHËNËSVE me 12-13 nene, të jenë më afër nesh, me hospitime, monitorime e vlerësimin e dosjeve tona, sepse ne kemi rezultate që u testuam nga profesorët tanë të UP-së  për të qenë mësimdhënës, këtë e kemi përfunduar, tash ejani dhe na vizitoni në shkolla, monitoroni punën tonë nga afër, sepse çdo gjë që shihet e preket është më e besueshme dhe ju ftoj në klasën time, punoj në shkollë fshati, pa internet, pa kabinet të kompjuterëve, apo llaptop personal nga MA, pa fotokopje, pa letër A4, pa shkumësa me ngjyra, pa hamera e shumë e shumë gjëra të tjera elementare për ta zhvilluar mësimin, beso apo jo, të gjitha i siguroj vet, vetëm e vetëm që nxënësit të kenë sa më shumë rezultate të mëdha.

Jam kundër testimit të mësimdhënësve, por jam edhe kundër grevës, nuk duhet t’ua ndalim buzëqeshjen, gëzimin  e 1 Shtatorit fëmijëve, sidomos atyre pëllumbave që për herë të parë ulen në bankat e shkollës, por le të fillojë ky vit i mbarë e me sukses të madh pa testime ndaj mësimdhënësve, por me hospitime e monitorime e forma të ndryshme nga MASh-t dhe DKA-at.

Me respekt mësuesja,

Sebahate Sopjani

SHF “Bajram Curri” PN Harilaq, Fushë Kosovë

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesmesuesmesuesetestim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Next Article Pedagogia-Studentëve: “Mos e harroni kurrë: Ju jeni profesorë!”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?