Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Pse në disa raste parimi fonetik i gjuhës shqipe “nuk gjen zbatim”? Pse disa fjalë ndryshe shkruhen e ndryshe lexohen?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Pse në disa raste parimi fonetik i gjuhës shqipe “nuk gjen zbatim”? Pse disa fjalë ndryshe shkruhen e ndryshe lexohen?

portalishkollor
Last updated: August 31, 2022 9:14 am
portalishkollor
Share
SHARE

Besoj se ju ka ndodhur të habiteni me një fjalë që e keni shqiptuar ndryshe për një kohë të gjatë, por trajta e saktë e saj është ndryshe nga ajo që dini! Kjo është një dukuri normale, që ndodh gjatë nyjëtimit (formimit) të këtyre tingujve në aparatin tonë të të folurit.

Mirëmëngjesi apo Mirëmëngjezi? 

Dakord apo Dakort?

Gjigand apo Gjigant?

Ekzistoj apo Egzistoj?

Pse disa fjalë ndryshe shkruhen dhe ndryshe lexohen?

Pse në disa raste parimi fonetik i gjuhës shqipe “nuk gjen zbatim”?

Parimi themelor i drejtshkrimit të gjuhës shqipe, ndryshe nga shumë gjuhë të tjera, është parimi fonetik i saj, kur fjalët shkruhen, ashtu siç lexohen. Mirëpo edhe në gjuhën shqipe ndodh që disa fjalë, edhe pse shkruhen ndryshe, shqiptohen ndryshe.

Për shembull:

– shkruajmë: zog, asgjë, mesditë, shfaq, mëngjes, këndes, argjend, ekzistencë, dakort, gjigand  etj.

– por shqiptojmë: zok, azgjë, mezditë, çfaq, mëngjez, këndez, argjent, egzistencë, dakord, gjigant etj.

Këtu ndodh dukuria e shurdhimit ose e zëshmërisë së bashkëtingëlloreve, kur dhe parimi fonetik nuk “gjen zbatim”.

Por çfarë është kjo dukuri dhe përse ndodh?

Në gjuhën shqipe bashkëtingëlloret ndahen në:

– të zëshme: b, d, dh, h, g, gj, v, x, xh, z, zh.

– të shurdhëta: m,n,nj,j,l,ll,r,rr,p, t, th, k, q, j, c, ç, s, sh.

Dukuria e shurdhimit ose e zëshmërisë së bashkëtingëlloreve ndodh kur, në një fjalë, kemi dy bashkëtingëllore të zëshme ose dy të shurdhëta. Duke qenë se gjatë nyjëtimit të tyre në aparatin e të folurit hasim vështirësi, për lehtësi shqiptimi ne shurdhojmë njërën kur kemi dy bashkëtingëllore të zëshme (zog-zok, në këtë rast g-në e zëshme e shurdhojmë dhe e bëjmë k, sepse edhe z-ja është e zëshme dhe kështu krijohet lehtësi shqiptimi) dhe e kundërta, e bëjmë të zëshme tjetrën, si p.sh.: këndes-këndez (meqë k-ja është e shurdhët, e bëjmë të zëshme s-në, duke e kthyer në z).

Të vëna përballë njëra-tjetrës, bashkëtingëlloret e shurdhëta të gjuhës shqipe kanë gjegjëse të tyre këto bashkëtingëllore të zëshme: 

P bëhet B; T-D, TH-DH; K-G, Q-GJ, F-V, S-Z; SH-ZH, C-X; Ç-XH etj.

Sevi Lami Agolli 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:drejshkriminuk gjen zbatimparimi fonetik
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Megi Xheko, një vajzë dhe nxënëse fisnike
Next Article Anila Kadija: Duaje gjuhën tënde!
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?