Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Pse duhet të vlerësohet një nxënës me vlerësim përshkrues?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Pse duhet të vlerësohet një nxënës me vlerësim përshkrues?

portalishkollor
Last updated: November 30, 2017 1:17 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Vlerësimi përshkrues është ndjekja e vazhdueshme e nxënësve për vlerësim të nivelit të diturive, shkathtësive dhe shprehive, interpretimi i të cilëve realizohet në formë deskriptive ose përshkrues.

Vlerësimi analitikë përshkrues dallon nga notat sepse shënohen me fjalë gjithçka që kanë përvetësuar nxënësit nga qëllimet e caktuara mësimore, ndërsa nota  shënohet vetëm numerikisht.

Vlerësimi i rregullt i përparimit të nxënësve është pjesë e mësimdhënies dhe të nxënit. Ky vlerësim rrjedh  nga një vlerësim ose ndjekja e punës së nxënësit, gjatë një detyre në klasë, deri në zhvillimin e provimeve që kryhen nga organe të administratës shtetërore dhe institucionale të tjera që përkujdesen  për punën në shkollë. Ka veprimtari të shumëllojshme për të vlerësuar përparimin e nxënësve. Secila nga këto ka procedurat e veta të veçanta.

Notimi përshkrues ka mundësi për të eliminuar disa lëshime të notimit (numerik). Tenton që çdoherë të ndjek të arriturat, të njohe dhe të konstatojë nxënësin si personalitet në përgjithësi, e jo vetëm diturit të cilat nxënësit i arrijnë.

Vlerësimi përshkrues është ndjekja e vazhdueshme e nxënësve për vlerësim të nivelit të  diturive, shkathtësive dhe shprehive,  interpretimi i të cilëve realizohet në formë deskriptive  ose përshkrues.  

Vlerësimi përshkrues mundëson ndjekjen e të arriturave, njohjen dhe konstatimin e personalitetit të nxënësit në përgjithësi, e jo vetëm dituritë të cilat i arrijnë.

Duke e ditur se procesi i mirëfilltë edukativo-arsimore nuk mund të paramendohet pa përcjellje dhe vlerësim, për të arritur synimet e planifikuara më parë. Mënyra e përcjelljes, mbajtjeve te shënimeve, të kontrolluarit të diturive nga ana e arsimtarit, arrihet një sukses i mirëfilltë, e veçanërisht kur dimë se: Kur?, Si! dhe Pse!- duhet të vlerësohet një nxënës.                   

Nxënësi duhet të notohet për të vlerësuar se sa ata kanë arritur ti përvetësojnë qëllimet arsimore të planifikuara më parë. Ai ndihmon për të vlerësuar me korrektësi çdo  përparim të nxënësit dhe çdo nevojë për përmirësim. Qëllimet janë aspirata të përgjithshme më afatgjata  që kalojnë nëpër faza të vlerësimit përshkrues në çdo tremujor.         

Vlerësimi përshkrues  ka për qëllim  që dalin anët e forta  dhe të evitohen anët e dobëta dhe vështirësitë konkrete që kanë nxënësit në çdo lënë mësimore. Prandaj shpesh lind pyetja se pse duhet vlerësuar:

• Që të dimë se në çfarë stadi, niveli, pozicioni të njohurive jemi.

• Që të dimë se ku duhet të arrimë.

• Për të stimuluar dhe motivuar nxënësit në punën edukative-arsimore të mëtejshme.

• Për të aplikuar standardet e vlerësimit, dobia, mundësia, korrektësia, saktësia.

• Që të nxjerrim se cilat janë lëshimet që janë shkaqe për suksesin e mëtejshëm të  mësimnxënësit që ata t’i evitojnë në punën e mëtejshme gjatë planifikimit.

• Për të kontribuar në ngritjen e cilësisë së mësimit në baza shkollore.

• Për të ndihmuar nxënësin të përparojë në formimin e tij.

• Për të siguruar një përdorim të drejtë të vlerësimit të nxënësve.

• Informimin e nxënësve dhe të prindërve të tyre për përparimin e nxënësve në përvetësimin e diturive, aftësive dhe qëndrimeve.

• Mbështetja për arsimtarin në modifikimin e mësimit të tyre.

• Informimi i strukturave të tjera kompetente të cilët marrin vendime për politiken arsimore që ka të bëjnë me nxënësit.

• Të vlerësojë gatishmërinë  e nxënësve për nxënie në të ardhmen.

Referenca: 

Bardhyl  Musai, Metodologjia  e mësimdhënies, Albgraf, Tiranë, 2003, fq. 243 

Burbe Smillaniç, Neka Pitanja ocenuvanje uçenika, Prosvet, Beograd,1996, fq.73

Rabije Osmani

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:metoda mesimdhenievleresim pershkrues
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Droga, projekti për të sensibilizuar nxënësit
Next Article Motivimi në arsim, proces drejt suksesit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?