Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Provimi në profilin “Arsim special”, kandidatët që do të pranohen dhe kriteret
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Provimi në profilin “Arsim special”, kandidatët që do të pranohen dhe kriteret

portalishkollor
Last updated: December 4, 2019 12:04 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Provimi i shtetit në profesionin e rregulluar të mësuesit, profili “Arsim special” do të zhvillohet brenda javës së dytë të muajit dhjetor 2019, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA).  

Kandidatët që do të pranohen në këtë provim janë:

a) Kandidatët që kanë përfunduar programin e studimeve të ciklit të parë në fushën e pedagogjisë së specializuar dhe programin e studimit të ciklit të dytë në “Pedagogji e specializuar sociale”;

b) Kandidatët që kanë përfunduar programin e ciklit të parë Bachelor në fushën e edukimit dhe programin e studimit të ciklit të dytë në “Pedagogji e specializuar sociale”;

c) Kandidatët që kanë përfunduar programin e ciklit të parë Bachelor në fushën e psikologjisë, filozofisë ose sociologji, dhe programin e studimit të ciklit të dytë në “Pedagogji e specializuar sociale”. 

Kandidatët për t’u regjistruar dhe për çdo informacion tjetër shtesë duhet t’i drejtohen Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar (DRAP) dhe Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar (ZVAP) përkatëse. 

Në rregullore thuhet se QSHA verifikon listat e dërguara nga DRAP lidhur me të dhënat e plotësuara të kandidatëve. Në rast se nuk janë plotësuar si duhet të dhënat e kërkuara në tabelë për kandidatët për provimin e shtetit në mësuesi, ose përfshijnë në tabelë kandidatë që nuk plotësojnë kriteret ligjore, QSHA nuk i pranon këta kandidatë për provim shteti dhe emrat e tyre nuk publikon.  

Programi orientues i provimit të shtetit në profesionin e rregulluar të mësuesit profili “Arsim special” dhe fondi i pyetjeve, janë në dispozicion në kandidatëve në faqen zyrtare të QSHA-së, rubrika “Provimet e shtetit”. 

Kandidatët që do të japin këtë provim duhet të paraqiten pranë QSHA-së në datën e caktuar, 30 minuta përpara zhvillimit të provimit, sipas një grafiku i cili pritet të dal në ditët në vijim. 

Çfarë duhet të kenë kandidatët me vete?

1. një dokument identifikimi (Kartë ID ose pasaportë) dhe një kopje të tij;

2. mandatin e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA;

3. faturën për këtë qëllim, e cila gjendet në faqen zyrtare të QSHA, rubrika “Njoftime”;

4. kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre.

Më poshtë mund të lexoni të plotë rregulloren për provimin e shtetit në profesionin e rregulluar të mësuesit, profili “Arsim special”. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:arsim specialkandidatetprovimi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Shtyhet mësimi në Tiranë, Vorë e Kurbin, Ministrja Shahini: Nis më 9 dhjetor
Next Article Rreth 4,800 nxënës dhe 650 mësues të prekur nga tërmeti, nis puna për shkollat e përkohshme
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?