Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Prova punësimit, Kushi i përgjigjet mësuesve: Nuk mund të presim të ndodhin rastet e abuzimeve e më pas të reagojmë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Prova punësimit, Kushi i përgjigjet mësuesve: Nuk mund të presim të ndodhin rastet e abuzimeve e më pas të reagojmë

portalishkollor
Last updated: August 16, 2022 11:01 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ministrja e MAS, Evis Kushi u është përgjigjur arsimtarëve me një sqarim për risinë e fundit të udhëzimit që parashikon një periudhë 3-mujore prove dhe vlerësimin psiko-social për mësuesit e rinj dhe të gjithë punonjësit e institucioneve arsimore parauniversitare. Për më konkretisht lexoni më poshtë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një statusi në rrjete sociale ka dhënë sqarime në lidhje me Udhëzimin Nr. 28, datë 3.08.2022, i cili parashikon një periudhë 3-mujore prove dhe vlerësimin psiko-social për mësuesit e rinj dhe të gjithë punonjësit e institucioneve arsimore parauniversitare.

Në një sqarim ministrja Kushi u shpreh se, “duke marrë shkas nga rastet e konstatuara ndër vite të mësuesve që kanë ushtruar dhunë, abuzim apo vepra të tjera penale ndaj nxënësve, përgjatë këtij viti shkollor kemi ndërmarrë një sërë iniciativash ligjore dhe nënligjore për të shmangur rrezikun që mund t’i vijë nxënësve tanë nga persona që nuk garantojnë integritet të lartë moral, profesional dhe ligjor”.

“Në draftin e ri të ndryshimit të ligjit për sistemin arsimor parauniversitar, i cili është në konsultim publik dhe do të shqyrtohet së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë, kemi parashikuar dispozita që ndalojnë përfshirjen në sistemin arsimor të personave të cilët janë dënuar për vepra penale që lidhen me të mitur, apo institucione arsimore parauniversitare, pavarësisht rehabilitimit të tyre”, theksoi Kushi.

Kushi shtoi se, “rreziku nuk vjen vetëm nga personat që kanë një precedent penal, por edhe nga personat që punësohen për herë të parë në institucionet tona arsimore. Ne nuk mund të presim të ndodhin rastet dhe pastaj të reagojmë, por kemi detyrimin që të marrim të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar çdo rrezik apo rast të mundshëm”.

Kushi shtoi se, “me qëllim që të garantojmë më shumë mbrojtje dhe siguri për fëmijët tanë, kemi miratuar Udhëzimin Nr. 28, datë 3.08.2022, i cili parashikon një periudhë 3-mujore prove dhe vlerësimin psiko-social për mësuesit e rinj dhe të gjithë punonjësit e institucioneve arsimore parauniversitare”.

“Ky udhëzim është në përputhje të plotë me Kodin e Punës, i cili në Nenin 142, Pika 1 parashikon si kohë prove 3 muajt e parë të punës. Sipas pikës 2, kjo kohë mund të hiqet apo reduktohet me kontratën kolektive të punës, por kontrata kolektive në fuqi nuk ka asnjë përcaktim lidhur me kohën e periudhës së provës, duke ia lënë zbatimin drejtpërdrejt Kodit të Punës dhe akteve nënligjore në fuqi”, nënvizoi Kushi.

“Periudha e provës është aplikuar nga strukturat tona arsimore në të gjitha periudhat. Madje në Udhëzimin e mëparshëm Nr. 38, datë 6.10.2015, Pika 4 e Kreut 4 parashikonte që kandidati emërohet me kontratë 1-vjeçare (periudhë prove) dhe Pika 5 parashikonte që në përfundim të këtij afati parashikohet edhe vlerësimi psiko-social”, theksoi Kushi.

“Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve tanë është prioritet absolut për MAS, prandaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë mësuesit, prindërit, por edhe institucionet e tjera qëndrore apo vendore që të respektojmë me përpikëri të gjitha aktet ligjore, nënligjore dhe rregulloret në shkolla. Gjithashtu, në vijim të masave të deritanishme, me fillimin e vitit të ri shkollor në zbatim të nismës ‘Stop Dhunës në Shkollë’ fokusi ynë do të jetë nxitja e nxënësve, prindërve, mësuesve dhe gjithë komunitetit shkollor për të denoncuar çdo rast dhune apo abuzimi”, shtoi ministrja.

“Angazhohemi fort dhe do të punojmë çdo ditë për të vlerësuar dhe lartësuar me respekt dhe dinjitet figurën e mësuesit, siç e meritojnë ata vetë, por edhe fëmijët dhe e gjithë shoqëria jonë”, përfundoi Kushi.

Nanila Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:abuzimetevis kushiprova punesimiudhezim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ana Kodra, nxënësja 15-vjeçare e Liceut Artistik që Amerika do ta presë si këngëtare dhe aktore
Next Article Si t’i ndihmojmë fëmijët me autizëm të luajnë?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?