Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Promovohen librat për fëmijë të Bedri Dedjes, ndër ta edhe romani “I fundit i Kastriotëve”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Promovohen librat për fëmijë të Bedri Dedjes, ndër ta edhe romani “I fundit i Kastriotëve”

portalishkollor
Last updated: November 21, 2021 10:45 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Në Panairit e 24-t të Librit u promovua seria e librave të rinj për fëmijë nga Albas të autorit Bedri Dedja. Bëhet fjalë për librat me titujt “Kacimicrri rreth Globit”, “Alarmet e Qytetit Sdikuisht”, “Si katër çiliminj u bënë biznesmenë“ si dhe romanin e botuar për herë të parë, “I fundmi i Kastriotëve“.

Lexuesit e vegjël tashmë kanë mundësinë të kenë në duar romanet “Kacimicrri rreth Globit“, “Alarmet e Qytetit Sdikuisht“, “Si katër çiliminj u bënë biznesmenë” si dhe romanin e botuar për herë të parë, “I fundmi i Kastriotëve”, në një edicion të ri, përgatitur me një frymëmarrje bashkëkohore nga botimet ALBAS. Po ashtu, do të keni mundësi t’u riktheheni edhe titujve të njohur si “Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit“, “Një udhëtim i rrezikshëm“ dhe “Presidenti i Planetit të Kuq“, ribotuar po me kaq mjeshtëri nga ALBAS, që së shpejti do të publikojë kolanën e plotë të veprës së shkrimtarit Bedri Dedja. 

Në këtë Panair të 24-t të Librit, më 20 nëntor, që përkoi me ditën e lindjes së klasikut për fëmijë Bedri Dedja, u promovua serisa e botimeve të këtij autori në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve. I pranishëm edhe stërnipi i Skënderbeut, Alessandro Castriota, që ka bërë  parathënien e librit “I fundmi i Kastriotëve” të B. Dedjes; si dhe vajza e autorit, Edlira Dedja, e cila përkujdeset për librat e tij.

“I fundmi i Kastriotëve” është një roman i nisur prej Andon Frashrit dhe i përfunduar nga shkrimtari Bedri Dedja. Ky libër hedh dritë mbi një ngjarje tragjike të Shqipërisë, e cila njihet shumë pak nga lexuesit shqiptar. Romani pasqyron jetën e Gjon Kastriotit, djalit të heroit kombëtar, në një vepër të përshtatur për fëmijë.

Duke i dhënë edhe një herë frymë veprave të Bedri Dedes, shkrimtarin do ta kemi përsëri midis nesh, me përshkrimet e tij mjeshtërore të botës së bukur fëmijënore, me ndjenjat, shqetësimet, ëndrrat, lodrat dhe skenat e gjalla të jetës së tyre, për të vendosur një lidhje të re afektive midis brezave. Ai do të hyjë përsëri në zemër të botës së fëmijëve të sotëm, duke hapur dritare të reja drejt dijes dhe duke i drejtuar përsëri krahët e fantazisë së tyre për fluturime të guximshme drejt hapësirave të panjohura.

Për dekada të tëra e për breza të shumtë fëmijësh shqiptarë, brënda e jashtë kufijve të Shqipërisë, veprat e Bedri Dedjes kanë ushqyer dhe edukuar me ndjenjën e dashurisë, me frymën e atdhetarizmit dhe bukurisë artistike të gjuhës shqipe mijëra e mijëra lexues të vegjël. Si njohës i hollë i kërkesave të moshave të vogla, psikologu dhe pedagogu Bedri Dedja nënvizonte se forca e letësisë është e pallogaritshme në arsimimin, në edukimin dhe në formimin e njerëzve. Përralla, thoshte ai, është “shkolla“, “auditori“, “universiteti i parë“, në të cilin foshnja merr arsim dhe edukatë dhe kalitet në nuhatjen morale. Njësoj si farka e farkëtarit, përralla i jep formë të menduarit dhe arsyetimit dialektik të foshnjes, gjallëron të folurit e tij. Dhe ashtu si përralla, ndikon e gjithë letërsia. Duke ndihmuar në zhvillimin e të menduarit dhe të të folurit, ajo çon përpara dy ndër treguesit kryesorë të zhvillimit të intelektit.  

“Bedri Dedjen nuk e kemi më midis nesh, shkruan shkrimtari Viron Kona, por e ndjejmë përherë pranë, nëpërmjet librave të tij të mrekullueshëm. Ndodh si me yjet, që ndonëse ndodhen miliarda kilometra larg nesh, edhe kur shuhen, vazhdojnë të na dërgojnë dritën e tyre”-tha në mbyllje të promovimit vajza e tij, Edlira Dedja. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASbedri dedjabotime te rejapromovime
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Loja e Geraldit” nga Stephen King, promovim me përkthyesen Albana Kozeli
Next Article Fjali inkurajuese që mund të përdoren nga mësimdhënësit për të motivuar nxënësit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?