Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Promovimi i librit “Kangë në vete” në mjediset e QKLL
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Promovimi i librit “Kangë në vete” në mjediset e QKLL

portalishkollor
Last updated: November 14, 2022 2:32 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Botimi i ri nga Albas, studimi monografik “Kangë në vete–Migjeni: poetika e prozës së shkurtër”, e autorit Eljon Doçe u promovua në mjediset QKLL.“Kangë në vete” është një monografi mbi veprën e Migjenit. Ky studim është një odise joshëse mbi prozën e shkurtër të Migjenit.

Studimi monografik “Kangë në vete–Migjeni: poetika e prozës së shkurtër”, e autorit Eljon Doçe u promovua në mjediset Qendrës Kombëtare të Librit dhe të Leximit. Takimi u moderua nga Anxhela Lepuri me të pranishëm në panel poeten dhe botuesen Rita Petro dhe studiueset  Dhurata Shehri dhe  Persida Asllani. 

“Kangë në vete” është një monografi mbi veprën e Migjenit. Ky studim është një odise joshëse mbi prozën e shkurtër të Migjenit. 

Në fjalimin përshëndetës, poetja dhe botuesja Rita Petro u shpreh entuziaste për botimin e kësaj vepre dhe përsëriti që “Shtëpia botuese Albas, e cila vazhdimisht ka botuar libra studimorë për letërsinë,  gjithmonë i ka dyert të hapura për bashkëpunime të këtij lloji”. 

Më poshtë gjeni dy recencsat e studiuesve dhe redaktoreve shkencore mbi veprën:

“Nuk ka ndodhur shpesh në studimet shqiptare për një autor, vepër a dukuri që kritika ta shpallë hapur subjektivitetin e vet. Si i tillë, i argumentuar thellë përmes analizash tekstore e interpretimesh logjike e emocionale, vjen para lexuesit studimin “Kangë në vete” i Eljon Doçes për Migjenin. Ftesa për të rilexuar përmes këtij libri Migjenin (e Doçes) është e sinqertë dhe impenjative, e bukurshkruar dhe joshëse. Për ta rrokur, lexuesit i kërkohet vetëm pak duke i dhënë shumë: i kërkohet të kapërcejë klishetë më shumë se gjysmëshekullore për veprën e Migjenit, që të mund të rrokë prozën e shkurtër dhe, përmes saj, të gjithë veprën e Migjenit.”  – Prof.dr. Dhurata Shehri

“Autori ndërton një ekskursus analitik që ndjek me përpikëri poetikën e tekstit sik thelb përfaqësues të të gjitha prozave të shkurtra të Migjenit, poetikë e cila në disa aspekte shtrihet edhe në prozën e gjatë, edhe në poezi. Studiuesi Eljon Doçe, falë një stili shembullor të shkrimit shkencor, si një mrekullim të ri me veprën. Pikërisht te kjo “habi leximi” qëndron një nga vlerat unike të kësaj monografie, e cila besoj se do të gjejë një përdorim të gjërë jo vetëm në literaturat shkollore e universitare, por edhe në leximet e lexuesve të pasionuar të Migjenit.” – Prof.dr. Persida Asllani.

Monografinë “Kangë në vete” e gjeni në librarinë Albas ose mund ta blini online në www.librarialbas.al 

Përgatiti Xhoana Jaku 

© Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Program kopshti për Festat e 28-29 Nëntorit
Next Article Qendra e Trajnimeve Albas/ Kalendari i trajnimeve me kredite për periudhën Dhjetor 2022-Janar 2023
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?