Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Projekti Kurrikular: Eksplorimi i ekosistemeve pyjore për një mësimdhënie inovative
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Materiale NdihmëseMësuesiMetoda mësimdhënieje

Projekti Kurrikular: Eksplorimi i ekosistemeve pyjore për një mësimdhënie inovative

Nanila Bicaku
Last updated: February 10, 2025 11:40 am
Nanila Bicaku
Share
SHARE

Ky projekt kurrikular shërben si model për mësuesit në kualifikim dhe ata që duan të nxisin të menduarin kritik dhe krijues. Përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse, nxënësit analizojnë ekosistemin e pyjeve, rolin e tyre në mjedis dhe mënyrat e mbrojtjes së tyre, duke zhvilluar aftësi hulumtuese dhe prezantuese.

Nga Fiqiri Çifliku, ekspert arsimi 

Një ide projekti kurrikular që mund të merret për referencë apo model nga mësuesit që janë në proces kualifikimi apo dëshirojnë të aplikojnë këtë model mësimdhënie si një nga modelet më të suksesshme për të nxitur dhe forcuar të menduarin kritik dhe krijues. Projekti kurrikular përfshin disa elementë kyç që ndihmojnë në zhvillimin e aftësive analitike dhe krijuese. Nëpërmjet tij përcaktojmë se çfarë synohet të arrihet me projektin dhe pse është i rëndësishëm. Cilat janë qëllimet specifike, hapat, materialet dhe aktivitetet që do të ndërmerren për të realizuar projektin.

Projekti kurrikular ndihmon në krijimin e një mjedisi mësimor më tërheqës dhe të gjallë, por më së shumti inkurajon nxënësit të mendojnë në mënyrë kritike dhe të gjejnë zgjidhje për probleme konkrete. Është model që ka në bazë bashkëpunimin dhe angazhimin e pjesëmarrësve, pavarësisht nga dallimet e tyre duke garantuar gjithëpërfshirje dhe vetëvlerësim. Më poshtë një model konkret.

Lënda: Dituri Natyre

Klasa: V- Arsim Fillor

Tema: Ekosistemi i pyjeve dhe rëndësia e tyre për jetën në tokë. 

Faza 1: Përgatitja dhe Planifikimi  

1.1 Njohja e nxënësve me temën: “Ekosistemi i pyjeve dhe rëndësia e tyre për jetën në tokë”.  

  • Kjo temë është zgjedhur sepse pyjet janë një pjesë e rëndësishme e natyrës dhe ndikojnë drejtpërdrejt në jetën tonë.  

1.2 Qëllimet e projektit: 

  • Të mësojmë rreth biodiversitetit në pyje.  
  • Të kuptojmë rolin e pyjeve në ruajtjen e klimës dhe prodhimin e oksigjenit.  
  • Të ndërgjegjësohemi për rëndësinë e ruajtjes së pyjeve.  

1.3 Planifikimi i kohës së nevojshme për realizimin e projektit:  

  • Javë 1: Mbledhja e informacionit.  
  • Javë 2: Përgatitja e materialeve dhe vizatimeve.  
  • Javë 3: Shkrimi dhe përmbledhja e projektit.  
  • Javë 4: Prezantimi i projektit.  

Faza 2: Kërkimi dhe mbledhja e informacionit 

2.1. Çfarë është një ekosistem pyjor? 

  • Një ekosistem pyjor përfshin bimësi, kafshë, insekte, kërpudha dhe mikroorganizma që jetojnë në harmoni.  

2.2. Rëndësia e pyjeve:  

  • Pyjet prodhojnë oksigjen dhe thithin dyoksidin e karbonit.  
  • Ato ofrojnë strehë për shumë lloje kafshësh dhe bimësh.  
  • Pyjet ndihmojnë në parandalimin e përmbytjeve dhe erozionit të tokës.  

2.3 Kërcënimet për pyjet: 

  • Shfrytëzimi i tepërt i pyjeve (prerja e pemëve).  
  • Ndotja dhe ndryshimet klimatike.  

2.4 Si mund të mbrojmë pyjet?  

  • Duke mbjellë pemë dhe duke ruajtur pyjet ekzistuese.  
  • Duke ndërgjegjësuar njerëzit për rëndësinë e pyjeve.  

Faza 3: Përgatitja dhe zhvillimi i projektit

3.1 Materialet e nevojshme:  

  • Libra dhe burime online për informacion.  
  • Letër, ngjyra, e përmasave të ndryshme.  
  • Foto dhe vizatime të pyjeve dhe kafshëve.  

3.2 Struktura e Projektit: 

  • Prezantimi: Një hyrje e shkurtër për projektin.  
  • Pjesa kryesore: Informacioni i mbledhur rreth ekosistemeve pyjore.  
  • Përfundimi: Përfundimet dhe mesazhi për ruajtjen e pyjeve.  

3.3 Vizatime dhe diagrame:  

  • Vizatoni një ekosistem pyjor me pemë, kafshë dhe bimësi.  
  • Krijo një diagram që tregon si pyjet ndikojnë në mjedis.  

Faza 4: Prezantimi i rezultateve të projektit  

4.1 Si të prezantojmë projektin:  

  • Përgatitet një poster të madh me informacion dhe vizatime.  
  • Përgatitet një fjalim i shkurtër për të shpjeguar projektin.  
  • Përgjigje për pyetjeve e shokëve dhe mësuesit.  

4.2 Shembull i fjalimit: 

“Pyjet janë mushkëritë e planetit tonë. Ato jo vetëm që sigurojnë oksigjenin,  thithin dyoksidin  e karbonit, por edhe janë shtëpi për mijëra lloje kafshësh dhe bimësh. Ne duhet të mbrojmë pyjet për të siguruar një të ardhme më të mirë për gjeneratat e ardhshme.”

Faza 5: Vlerësimi dhe reflektimi  

5.1 Vlerësimi i Projektit:  

  • Marrim parasysh komentet e mësuesit dhe shokëve.  
  • Identifikojmë pikat e forta dhe ato që mund të përmirësohen.  

5.2 Reflektimi:  

A na ndihmoi ky projekt të kuptojmë rëndësinë e pyjeve, të jemi pjesëmarrës aktivë në ruajtjen e mjedisit. Të vlerësojmë pyjet si një pasuri e çmuar që duhet të mbrojmë.  

Shkruajmë një përmbledhje të shkurtër të përvojës gjatë zhvillimit të projektit.  

Çfarë krijuan, zgjidhën dhe mësuam nga ky projekt?  

Suksese me projektin tuaj!

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:kualifikimikurrikularmesuesmodelprojekt
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Nxënësja Medea Koca për magjinë e librin “Ç’natë e Mrekullueshme”
Next Article Evans Drishti: Sindroma e një note dhe protagonizmi i një prindi
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?