Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Projekt për lëndët gjuhë shqipe dhe letërsi X
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Projekt për lëndët gjuhë shqipe dhe letërsi X

portalishkollor
Last updated: April 4, 2018 8:23 am
portalishkollor
Share
SHARE

Një nga synimet afatgjata të lëndës së gjuhës shqipe dhe letërsisë në shkollën e mesme është pa dyshim nxitja e nxënësve me dashurinë për librin. Nxënësit duhen orientuar drejt një gjuhe shqipe dhe letërsie të mirë dhe të përshtatshme për moshën e tyre.

Projekt për lëndët gjuhë shqipe –letërsi

Mësuesi i lëndëve: M. Kapllani

Titulli i projektit:  550 vjetori i vdekjes së heroit kombëtar, përkujtohet nga ne

Synimi: Pёrse ky projekt ёshtё i rёndёsishёm?

  • Një nga synimet afatgjata të lëndës së gjuhës shqipe dhe letërsisë në shkollën e mesme është pa dyshim nxitja e nxënësve me dashurinë për librin. Nxënësit duhen orientuar drejt një gjuhe shqipe dhe letërsie të mirë dhe të  përshtatshme për moshën e tyre. 
  • Në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë nxënësi mëson se si përdorë saktë gjuhën shqipe, ta analizojë një tekst letrar në mënyrë që ta kuptojë, ta shijojë dhe t’i vlejë për të ardhmen.
  • Nxënësi gjithashtu nxitet pozitivisht që të lexojë, dëgjojë, flasë mbi tekste të ndryshme si dhe të shkruajë tekste kryesisht letrare për të shprehur botën e tij të brendshme të mendimeve dhe të ndjenjave, por edhe si një komunikim i brendshëm me botën që e rrethon.
  • Krijohet njё njohje mё e plotё lidhur me kompetencёn teorike tё nxёnёsve rreth leksikologjisë, drejtshkrimit, gramatikës së gjuhës shqipe dhe analizës së tekstit tregimtar;
  • Ёshtё i realizueshёm pёr nxёnёsit;
  • Nxit interesin e nxёnёsve pёr tё lexuar;
  • Nxit forcimin e bashkёpunimit mes nxёnёsve.

Qëllimi final i projektit: Të kujtohet heroi ynë kombëtar përmes punimeve të nxënësve dhe leximeve të letërsisë e historisë së Skënderbeut.  

Kompetenca kyçe:

1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit

2. Kompetenca e të menduarit

3. Kompetenca e të nxënit

4. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin

5. Kompetenca personale

6. Kompetenca qytetare

7. Kompetenca digjitale

Kompetenca të lëndës së gjuhës shqipe

1. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar

2. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme

3. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale

4. Të lexuarit e teksteve të ndryshme

5. Përvetësimi i rregullave gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit

Kompetenca të lëndës letërsi

1. Analiza dhe interpretimi i teksteve të gjinive dhe të llojeve të ndryshme letrare

2. Vlerësimi i letërsisë shqipe dhe botërore në periudha të ndryshme letrare

Në fund të projektit nxënësi zotëron këto kompetenca:

– Lexon një tekst letrar për ta kuptuar përmbajtjen e tij

– Përdor drejt gjuhën shqipe

– Përzgjedh fjalë të pasurisë amtare e të huazuara leksikore

– Analizon veçoritë e tekstit tregimtar sipas elementeve të strukturës së rrëfimit të mësuara në shkollë

– Reflekton mbi problematikat e ngritura 

– Jep rrugëzgjidhje të mundshme

– Analizon gjuhën e tekstit tregimtar

– Analizon teknikat e rrëfimit

– Përshkruan dhe analizon sistemin e personazheve

– Provon të krijojë një tregim, ese…

– Gjykon mbi vlerat e librit

– Bashkëpunon në grup për të realizuar detyrat e ngarkuara

Metodologjia: Lexim i veprave të autorizuara, skedim i materialit, Diskutime, harta e strukturës së rrëfimit në klasat X, XI, përpunim kompjuterik, punë me shkrim- ese, tregim, letër autorit, kronikë për librin, plotësim i skedave të gatshme për personazhet, internet.

Partnerёt nё projekt:

Nxёnёsit e klasës X

Mёsuesi i lёndёs 

Burimet kryesore tё informacionit:

Romani  “Kështjella” i I. Kadare

Legjenda e gojëdhëna mbi Skënderbeun

“Historia e Skënderbeut” e M. Barletit

Tekstet “Gjuha shqipe dhe letёrsia X 

Internet- informacion për veprat

Vizitë në Krujë

Rezultatet e pritshme:

  • Lexon një tekst tregimtar të plotë
  • Analizon një tekst tregimtar sipas veçorive të komentit dhe analizës së këtij teksti
  • Shkruan saktë shqipen standarde
  • Përzgjedh fjalë të leksikut tonë nga fragmentet
  • Mbështet me detaje nga teksti  çdo analizë që bën
  • Shkruan tekste të ndryshme letrare dhe joletrare bazuar në këto vepra
  • Analizon në mënyrë të imtësishme një tekst
  • Kultivon ndjenjën e punës kërkimore
  • Bashkëpunon me shokët për të arritur rezultate

NDARJA E GRUPEVE:

Grupe me nga 5-6 nxënës

Grupi I-  Krijimtaria popullore mbi figurën e Skënderbeut 

1. Analizë letrare e legjendës apo këngës popullore

2. Ese përshkruese 

3. Ese rrëfyese 

4. Një tekst udhëzues mbi rregullat e luftës etj.

5. Ese argumentuese

6. Mbledhje fjalësh të leksikut pasiv

7. Shkrimi në gjuhën standard të një pjese etj.

Grupi II-  “Historia e Skënderbeut”, M. Barleti

1. Analizë letrare e veprës, tema, idetë, konflikti, personazhet figuracioni i përdorur

2. Ese përshkruese

3. Ese rrëfyese 

4. Një tekst udhëzues mbi rregullat e luftës etj.

5. Një fjalim, ose diskutim mbi një temë të ngjashme nga fjalët dhe retorika e veprës

6. Mbledhje fjalësh të leksikut pasiv

7. Analiza e kohës së foljeve dhe vjelja e klasave të fjalëve në një pjesë të librit  etj.

Grupi III-  “Kështjella”, I. Kadare

1. Analizë letrare e veprës tema, idetë, konflikti, personazhet figuracioni i përdorur

2. Ese përshkruese

3. Ese rrëfyese 

4. Një tekst udhëzues mbi rregullat e luftës etj.

5. Ese argumentuese

6. Mbledhje fjalësh të leksikut pasiv

7. Shkrimi në dialekt i një faqeje të veprës 

Pёrshkrimi pёrmbledhёs i veprimtarive kryesore:

• Secili grup do të bëjë një paraqitje të detajuar sipas kërkesave

• Përpunimi i relacioneve përkatëse

Kohёzgjatja: 4 orё mёsimore (1 orё – 45’)

Rezultati konkret: 

  • Realizimi i referateve 
  • Shkrimi i teksteve letrare e joletrare
  • Hartimi i librit të krijimeve

https://www.youtube.com/watch?v=X5RSKkroQYw&t=1s

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Gjuhe Shqipeletersiprojekt
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Një trastë me mënyra, për mësim me ngjyra
Next Article Përdorimi i fjalëve të huaja në raportimet e mediave të shkruara
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?