Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Projekt: Edhe ne dimë të matim
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Projekt: Edhe ne dimë të matim

portalishkollor
Last updated: January 3, 2019 10:37 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ky projekt ka si qëllim, të zhvillojë kompetencën e menduarit për të kryer veprime të sakta për gjetjen e perimetrit dhe siperfaqes së figurave gjeometrike, si dhe vëllimin e trupave gjeometrikë, objekteve të ndryshme të ngjashëm me trupat gjeometrikë.

1. Tema e projektit: Edhe ne dimë të matim

2. Qëllimi i projektit: Ky projekt ka si qëllim, të zhvillojë kompetencën e menduarit për të kryer veprime të sakta për gjetjen e perimetrit dhe siperfaqes së figurave gjeometrike,si dhe vëllimin e trupave gjeometrikë dhe objekteve të ndryshme të ngjashëm me trupat gjeometrikë.

3. Kompetencat e arritjeve në këtë projekt:

-Evidenton saktë figurat dhe trupat gjeometrikë;

-Kryen matje të sakta në terren të  shkollës  dhe oborrit të saj;-

-Gjen perimetrin e oborrit të shkollës;

-Gjen siperfaqen e oborrit të shkollës;

-Gjen vëllimin e ndërtesë së shkollës

-Komunikon ndjenjat, mendimet, emocionet, përvojat e veta, për punën e kryer;

-Përdor  saktë njësitë matëse të gjatësisë; 

-Publikon punimet dhe veprimet  e veta. 

4. Njohuritë kryesore lëndore të cilat do të përvetësohen ose do të rimerren në sajë të projektit :

Në sajë të projektit, nxënësit do të rimarrin dhe përvetësojnë këto njohuri, shprehi dhe qëndrime: 

-Matja me saktësi e objekteve të ndryshme;

-Gjetja e perimetrit të një figure gjeometrike;

-Gjetja e siperfaqes së figurave gjeometrike;

-Gjetja e vëllimit të trupave gjeometrikë.

 5. Shtrirja në kohë e projektit dhe fusha kurrikulare:

• Projekti do të shtrihet në katër orë mësimore të lëndës  Matematikë 4 dhe në katër faza. 

Faza 1Faza 2Faza 3Faza 4
1 orë x 45 min1 orë x 45 min1 orë x 45 min1 orë x 45 min

6. Partnerët. Projekti do të ketë si partnerë

Prindërit e nxënësve, të cilët do të sigurojnë me marrëveshje, materialet për zhvillimin e këtij projekti (Buxhetin). Nxënësit e klasës së katërt. Mësuesi i klasës së katërt.

7. Materialet dhe mjetet që do të përdoren gjatë projektit:

Materialet që do të duhen për të realizuar projektin janë: Metër,metër shirit,spango,lapsa,stilolapsa,fletë format A4,aparat fotografik, teksti i Matematikës 4 etj.

8.Numri i nxënësve që përfshihen në projekt:

Në këtë projekt do të përfshihen nxënësit e klasës së katërt  të ciklit të ulët  të shkollës së mesme të bashkuar “ Adem Haxhija”,Postribë. 

9. Burimet kryesore të informacionit:

Burime kryesore të informacionit do të jenë: teksti i Matematikës 4 

10. Përshkrimi i projektit:

Projekti me temë “Edhe ne dimë të matim” do të zhvillohet në katër orë mësimore të ndara në katër faza. 

-Në fazën e parë nxënësit do të njihen me projektin , qëllimin dhe objektivat e tij. Nxënësit e klasës ndahen në  tri grupe, dhe secili grup dhe nxënës merr detyrën që  i  ngarkohet.

Puna e grupeve:

            Grupi i parë bën matjen dhe gjetjen e perimetrit të shkollës.

            Grupi i dytë bën matjen dhe gjetjen e siperfaqes së oborrit të shkollës.

            Grupi i tretë bën matjen dhe gjetjen e vëllimit të shkollës.

-Në fazën e dytë , nxënësit do të njihen me anën teorike të procesit të punës , që do t’i ndihmojë  ata gjatë  aktivitetit praktik të punës.

-Në fazën e tretë nxënësit  do të kryejnë veprimtarinë praktike në matjen dhe gjetjen e perimetrit dhe siperfaqes së oborrit të shkollës,si dhe vëllimin e shkollës,ku ata mësojnë,duke mbajtur shënimet e duhura në fletët përkatëse.

-Në fazën e katërt bëhet prezantim i punimeve para klasës, vlerësimi dhe vetëvlerësimi i punës,si dhe vlerësimi i projektit.

11. Përshkrimi i produktit të projektit:

Produkti i këtij projekti do të jetë me veprime matematikore,ku nxënësit në fletë format A4 gjejnë perimetrin dhe sipërfaqen e oborrit të shkollës ,si dhe vëllimin e shkollës,të cilat këto të dhëna do të prezantohen në një karton me ngjyra në muret e klasës .

12. Plani i detajuar i veprimtarive: 

Fazat e projektitFaza 1 Faza 2Faza 3Faza 4
Data
Orë1 orë1 orë1 orë1 orë
Veprimtaritë
Në fazën e pare, nxënësit do të njihen me projektin, qëllimin dhe objektivat e tij.Nxënësit e klasës ndahen në grupë dhe secili grup dhe nxënës merr detyrën që  i  ngarkohet
Në fazën e dytë, nxënësit do të njihen me anën teorike të procesit të punës, që do t’i ndihmojë ata gjatë  aktivitetit praktik të punës, për kryerjen e matjeve të objekteveNë fazën e tretë nxënësit  do të kryejnë veprimtarinë praktike në matjen dhe gjetjen e perimetrit dhe siperfaqes së oborrit të shkollës,si dhe vëllimin e shkollës, ku ata mësojnë, duke mbajtur shënimet e duhura në fletët përkatëse.
Në fazën e katërt bëhet prezantim i punimeve përpara partnerëve pjesëmarrës, vlerësim dhe vetëvlerësim i punës, si dhe vlerësim i projektit.
VendiKlasaKlasaOborri i shkollësKlasa
Personat përgjegjës dhe partnerëtMësuesiMësuesiMësuesiMësuesi, Prindi

13. Mënyra e vlerësimit të nxënësve:

Nxënësit do të vlerësohen dhe do të bëjnë vetëvlerësim nëpërmjet këtij instrumenti. 

Vetëvlerësim dhe vlerësim i punës gjatë projektit

Data:

Emri:

Tema e projektit:

Unë mbarova detyrën në kohë:                                                                         PO       JO

Unë punova sipas udhëzimeve të dhëna                                                          PO       JO

Unë kominikova me zë të ulët gjatë punës                                                        PO       JO

Unë shkëmbeva idetë e mija dhe dëgjova e vlerësova idetë e të tjerëve.         PO       JO

Unë kërkova ndihmë kur hasa vështirësi                                                           PO       JO

Nëse do ta bëje përsëri këtë projekt çfarë do të përmirësoje në punën tënde?

_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Komenti i mësuesit:

_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Niveli i arritjeve:

Niveli i arritjeve për ju      1/4    2/5/6    3/7   4/8/9   5/10

Niveli i arritjeve sipas mësuesit 1/4   2/5/6   3/7  4/8/9   5/10

Shkëlzim Pepaj

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:matematika 4projektshkelzim pepaj
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Projekt: “Lojërat dje dhe sot”
Next Article Program Orientues për provimin kombëtar të arsimit fillor (2018-2019)
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?