Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Profesor, unë dua të bëhem intelektual!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Profesor, unë dua të bëhem intelektual!

portalishkollor
Last updated: January 22, 2020 10:22 am
portalishkollor
Share
SHARE

Kjo është biseda e profesorit turk të historisë Dr. Ilber Ortayli me një nga studentët e tij. Ajo do t’ju bëjë të reflektoni mbi atë se kush mund të quhet një njeri intelektual.

Gjendesha në zyrën e profesorit që kisha më së shumti për zemër. Më pyeti:

“Çfarë ke dëshirë të bëhesh në të ardhmen?”

“Unë dua të bëhem intelektual” iu përgjigja.

“Prej teje nuk del intelektual” ma ktheu.

Isha befasuar, pas pak me një ton zëri të mërzitur iu drejtova:

“Megjithëse e kam marrë një herë lëndën tuaj, sërish vij e marr pjesë në mësim. Unë jam studenti që lexoj, hulumtoj dhe futem në diskutime më shumë nga të gjithë të tjerët në këtë fakultet…”

“Prej teje nuk del intelektual…”

Isha nervozuar shumë!

“Edhe temat e punimeve të profesorëve, sërish unë ua sugjeroj.”

Profesori u mbështet pas kolltukut dhe duke buzëqeshur shtoi:

“Prej teje del një studiues shumë i mirë, por jo një intelektual. Sa për arsyen, kur unë të thashë se ‘Prej teje nuk del intelektual’, në vend që të më pyesje se ‘Përse?’, ti u nervozove dhe u pezmatove. Të shkruarit lidhet me dijen. Ndërsa intelektualizmi nuk është çështje e dijes por, e të sjellurit. Që një person të dalë intelektual i mirëfilltë, familja e tij duhet të ketë lexuar për tre breza me radhë. Hidhi sytë e shih pjesën e përparme të fakultetit. Është e mbushur me makinat e modeleve të fundit, të gjitha iu përkasin profesorëve. Çdo vit ata ndërrojnë makinat duke marrë modelin më të ri në treg. Vallë, a kanë vërtetë nevojë për diçka të tillë? Përse ata bëjnë një jetë të tillë. Sepse sado të larta qofshin titujt akademikë të atyre profesorëve, në fakt shpirti i tyre mbetet veçse një fshatar feudal. Ata janë të detyruar të sillen në këtë mënyrë veç për t’iu imponuar të tjerëve titullin që mbartin. Një intelektual i vërtetë kurrë nuk mbart një mentalitet të tillë. Ndërsa fshatarëve feudalë që hiqen si intelektualë nuk u mjaftojnë as diplomat. Ashtu sikurse edhe paratë…”

Prof. Dr. Ilber Ortayli, Historian-Osmanist

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ilber ortayliintelektualprofesor
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Psikologjia pozitive në shkolla
Next Article Teste për portofol, gjuhë shqipe, klasa e dytë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?