Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Prof. Asoc. Dr. Nevila Xhindi: Koronavirusi, agjenti i ndryshimit rrënjësor të arsimit shqiptar
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Prof. Asoc. Dr. Nevila Xhindi: Koronavirusi, agjenti i ndryshimit rrënjësor të arsimit shqiptar

portalishkollor
Last updated: March 26, 2020 1:13 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Unë vetë jam duke e provuar eksperimentin e mësimit online, njëherazi si prind nxënësesh dhe si pegadoge universiteti. E pranoj me zë: është sfidues!

Këto ditë, të gjithë jemi përballur si kurrë më parë me distancën: punë në distancë, biseda në distancë, mësim në distancë, pazare në distancë, distancë sociale, distancë fizike… Duket se koha “online” ka “dhunuar” kohën e vërtetë, atë që rrjedh me rrjedhën e veprimtarive tona dhe ndërveprimit me të tjerë.

Çerdhet, kopshtet, shkollat janë të mbyllura. Fëmijë, nxënës e studentë janë të gjithë në shtëpi, me librat në duar apo mbi komodinë dhe me laptopin përpara këmbëve. Duket sikur jetojmë në një klishe filmash holkivudianë.

Ndërsa shumë shpejt u “lëshuan”nga Ministria e Arsimit masat e para të mësimit online, megjithëse të vetëdijshëm për mundësi reale gati të pamundura, edhe mësueset bënë të njëjtën gjë me ne prindërit email, whatsapp, viber… të gjithë iu futëm mësimit virtual!

Ky është momenti i vërtetë i provës së milionave të shpenzuara për dixhitalizim e mësim online të arsimit shqiptar.

Si familjarë por edhe si taksapagues, jemi ne hallka e fundit e zinxhirit të provës. Është provë jo e lehtë për ne, as e lirë sepse jo të gjithë e kemi mundësinë e 24 orëve internet të qëndrueshëm, për laptop apo celular të përshtatshëm. Veçanërisht kur shumë nga ne kanë mbetur pa rrogë.

Por realiteti tashme na ka kapur dhe ne duhet t’i përshtatemi.

Çfarë do bëhet me arsimin në Shqipëri në këtë realitet të zhvillimeve të reja?

Procesi arsimor online po ecën në një korsi të përshpejtuar për shkak të pandemisë së COVID-19, Pasojat e kësaj shpejtësie nuk i dimë ende, por shumë pikëpyetje janë bërë të qarta që tani dhe shumë dyshime mbi mundësitë për t’i adresuar ato.

Ashtu si edhe për ekonominë, eksperimenti gjigant i arsimit online do të përshpejtojë ndryshimet që ishin tashmë në lojë.

Unë vetë jam duke e provuar eksperimentin e mësimit online, njëherazi si prind nxënësesh dhe si pegadoge universiteti. E pranoj me zë: është sfidues!

Por ndërsa për sfidat e ekonomisë po flitet shumë dhe po bëhet diçka për të arsimit nuk po flet askush.

A është arsimi një çështje për diskutim ashtu si edhe ekonomia? Pse nuk po flitet për të?

A na e dha mësimin ky virus që tashmë ne na nevojitet të rishohim me kujdes strategjinë e arsimit në Shqipëri, ligjin, aktet nënligjore?

A është edukimi dhe mësimi e njëjta gjë? Si duhen trajtuar ato?

A ka qenë zhvilluar deri më tash mësimi në një mjedis fizik tepër të ngurtë?

A duhet të mendojmë më shumë për një kurrikul dinamike, interaktive, krijuese me më shumë art, sport, ku shëndeti fizik dhe mendor i nxënësit të jetë në qendër?

A ishin mësuesit tanë gati?

A kishim menduar apo duhet të fillojmë të mendojmë seriozisht për trainimin e tyre të vazhdueshëm, dhe jo vetëm të trainojmë drejtorët (ndonëse edhe këtu ka shumë vend për diskutim).

A duhet ndonjëherë t’u themi faleminderit për përkushtimin dhe fleksibilitetin mësuesve që jetojnë, punojnë e u duhet të përshtaten sipas orekseve politike të rradhës?

Dhe mbase pyetja më e madhe nga të gjitha: Cilat janë implikimet në arsim në lidhje me ngarkesat aktuale të borxhit?

Të gjitha këto pyetje më dalin përpara, ndërsa përballemi me këtë kurs të ri jetese, përplasjeje në mësimin dixhital.

Nuk do të pretendoj që e di zgjidhen e tyre. Por di që rimarrja në konsideratë e këtyre pyetjeve për të siguruar përgjigje që vlejnë për dekadat e jo për ciklin politik partiak, ka të ngjarë të sillet rreth mësimit të vazhdueshëm.

Si të gjitha zhvillimet e teknologjisë dhe përpjekjet e transformimit, sfidat më të mëdha zakonisht përfshijnë ndryshimin kulturor. Mësimi online kërkon disiplinë. Edukimi gjithashtu kërkon disiplinë.

Ky realitet do të favorizojë atë lloj nxënësi apo studenti që do të dijë të krijojë një rutinë të “online” në oraret e tjetërsuara sociologjikisht të kohës së vërtetë.

Nëse popullata do të mësohet me të mësuarit dixhital, do të bëjë që më shumë gjasa të përpilohen politikat dhe burimet për ta mbështetur atë.

Platformat shkollore online do të kthehen në prioritet gjithmonë e më shumë, pavarësisht sesa interesante na janë dukur më pare. Mësimi do të dixhitalizohet, librat shkollorë (letër) do të kenë çmim të lartë.

Ky ndryshim i procesit do të thotë që shkollat do të investojnë shumë në dixhitalizim. Kjo kërkon një gjeneratë të re mësuesish, inxhinierësh, sociologësh, psikologësh… krejt ndryshe nga sa e kishim menduar më parë…dhe shumë, shumë para!

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:arsimi shqiptarkoronavirusinevila xhindi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article PKAB, MASR publikon modelet e testeve dhe skemat e vlerësimit për gjuhët e huaja (2020)
Next Article Qëndrimi në shtëpi, moment i mirë për t’u mësuar fëmijëve me nevoja të veçanta aftësimin praktik
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?