Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Procedurat e plotësimit të formularit A1 dhe A1Z (2019)
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Procedurat e plotësimit të formularit A1 dhe A1Z (2019)

portalishkollor
Last updated: January 21, 2019 1:15 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Në këtë material ju sjellim të dhënat e nevojshme për plotësimin e formularit A1 dhe A1Z. Formularin A1 e plotësojnë maturantët e këtij viti shkollor. Formularin A1Z e plotësojnë të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore.

Matura Shtetërore, është një shërbim elektronik, i cili mundëson aplikimin nëpërmjet formularëve A1 dhe A1Z. Formularin A1 e plotësojnë maturantët e këtij viti shkollor. Formularin A1Z e plotësojnë të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore. Hapi i parë është plotësimi i formularit A1/A1Z në të cilin ruhen të dhënat personale, si dhe të dhëna të tjera në lidhje me provimet. Formularët A1/A1Z plotësohen fillimisht tek e-Albania nëpërmjet këtij shërbimi dhe më pas duhet të konfirmohen në shkollën përkatëse nga vetë maturanti/kandidati. Pas plotësimit të formularit bëhet korrigjimi i pasaktësive, sipas një formulari të dërguar në shkollë nga QSHA-ja për këtë qëllim. Gjatë muajit qershor zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore, bazuar në udhëzimin përkatës të MASR.

Maturantët që rezultojnë kalues në të gjitha provimet pajisen me diplomë të Maturës Shtetërore.

Për pyetje apo paqartësi lidhur me shërbimin elektronik të “Maturës Shtetërore”, mund të kontaktoni në adresën e dedikuar të email-it suportmatura@e-albania.al ose mund t’i drejtoheni faqes zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA)

Dokumentacioni i nevojshëm

– Kartë identiteti, e nevojshme për t’u identifikuar në portal – Kopje e noterizuar e dëftesës së pjekurisë/vërtetimi me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, me fotografi/certifikatën e Maturës. – Vërtetimi nga Drejtoria apo Zyra Arsimore në të cilën përfshihet shkolla juaj, me të gjitha rezultatet e Maturës Shtetërore.

Hapat e procedurës

Për të bërë aplikimin duhet: – Së pari, të krijoni një llogari në portalin qeveritar https://e-albania.al/ Pasi të përfundoni këtë proces, mund të merrni shërbimin e “Maturës Shtetërore”. – Së dyti, lexoni fillimisht Rregulloren e Maturës Shtetërore dhe udhëzuesin përkatës për aplikimin: Udhëzues për plotësimin e formularit A1 – viti 2019 Udhëzues për plotësimin e formularit A1Z – viti 2019 Maturanti/kandidati logohet tek e-Albania zgjedh shërbimin elektronik “Matura Shtetërore” dhe më pas zgjedh llojin e formularit të aplikimit (maturantët duhet të zgjedhin A1, ndërsa kandidatët A1Z). Pasi përfundon me sukses aplikimin në portalin http://www.e-albania.al, maturanti/kandidati paraqitet pranë shkollës për të përfunduar dhe konfirmuar aplikimin. Për maturantët/kandidatët të cilët nuk janë të pajisur me mjet identifikimi të Republikës së Shqipërisë bëhet i mundur aplikimi në Maturën Shtetërore duke e plotësuar formularin A1/A1Z në shkollën përkatëse nëpërmjet portalit matura.akp.gov.al . Aplikimi me formularin A1/A1Z bëhet në data të caktuara për secilën shkollë. Kalendari i aplikimit bëhet publik në çdo shkollë të mesme ose mund të gjendet në faqen e QSHA-së, http://qsha.gov.al/

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit

Për aplikimin me A1/A1Z, përgjigjja merret pasi përfundon procesi me konfirmimin dhe printimin e formularit në shkollë.

Periudha e vlefshmërisë

Aplikimi me formularin A1/A1Z është i vlefshëm vetëm për Maturën Shtetërore të këtij viti shkollor, duke përfshirë edhe sesionin e dytë (vjeshtën).

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ealbaniaformularplotesim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Përcaktimi i nivelit të gjuhëve të huaja për programet e studimit në arsimin e lartë
Next Article Efekti i punës me grupe në orën e mësimit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?