Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Prindër, mësojini fëmijët: Shkolla nuk është dyqan!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Prindër, mësojini fëmijët: Shkolla nuk është dyqan!

portalishkollor
Last updated: March 15, 2016 2:31 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ëndrra dhe qëllimi i njeriut është, të bëhet në jetë dikushi. Kjo gjë realizohet e ndërtohet nëpërmjet njohjes dhe mësimit të njerëzores dhe qytetares. Për këtë arsye, njeriu ka ndërtuar institucionin shkollë.

Shkolla është institucioni, i cili merret me njeriun, kur është ende i parritur dhe mendimi është i pastrukturuar e i unifikuar me veten dhe fjalën e tij. Shkolla ka për detyrë të gjejë mënyrën më të efektshme për organizimin e mendimit dhe të artikulimit të tij nëpërmjet të folurit dhe të shkruarit. Kur arrihet ky nivel njeriu mund të zhvillojë vetinë e tij botëformuese.

Këtë detyrë shkolla e realizon nëpërmjet mekanizmave si: shkenca, arti, feja dhe filozofia. Ajo përgatit njeriun në fazën e parritur për t’u bërë i rrituri i përgjegjshëm, që mendon e vepron jo sipas ngarkesave emocionale, por nëpërmjet të menduarit, përzgjedhjes së fjalës dhe veprimit dhe përgjegjësisë ndaj vetes dhe tjetrit. Pra, e përgatit dhe e drejton njeriun drejtë vetëdijes.

Kur njeriu ka nevojë për diçka, si: ushqime, sende, veshje apo orendi shtëpiake, ai shkon në dyqan, zgjedh, paguan dhe sendet i përkasin atij. E njëjta gjë po ndodh dhe me shkollën. Nxënësit shkojnë në shkollë dhe prindërit pavarësisht mëson ose jo fëmija, “paguajnë” mësuesin. Kjo mënyrë të sjelluri po gërryen shkollën tonë si një kancer i frikshëm.

Është e vërtetë, që prindërit veprojnë në këtë mënyrë për të zbutur mësuesin, që të kenë “kujdes” fëmijën e tyre, por në të njëjtën kohë, fëmijës i kanë “vrarë” shkollën.

Prindërit me këtë veprim i tregojnë fëmijës se shkolla është një “dyqan” si gjithë të tjerët, ku mjafton të paguash dhe sendet janë të tuat. Madje, edhe më keq, i tregon fëmijës se detyra e tij është ecja nga shtëpia në shkollë dhe të qëndrojë në klasë, të tjerat blihen me para. Mësuesi blihet, diploma blihet, vendi i punës blihet. Po vetja a blihet?

Të ndihmosh të parriturin të rritet, pra, të bëhet “botëformues” natyrisht që nuk është e lehtë, por a është zgjedhja më e drejtë kjo mënyrë? A është më e mira? Po i parrituri çfar fiton? Po e ardhmja si do jetë?

Mirash Ivanaj, ministri i Arsimit në qeverinë e Zogut, që realizoi laicizimin e shkollës shqipe, në kohë të tij tha: “Modernizimi shoqërohet, përballet me një pushtim tjetër, që është varfëria morale”. Këtë qëllim ka shkolla, të varfërojë moralisht kombin? Mirash Ivanai vazhdon se “kombi ndaj këtij reaksioni përgjigjet me arsim dhe edukim kombëtar”. Po si realizohet ky edukim? Duke e kthyer shkollën në “dyqan” ku shiten e blihen mësues, lëndë dhe diploma? Pse sillemi kështu?

(Nga Lira Gjika, pediatre)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:femijeshkolla
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Detyra kryesore e njeriut: të ndërtojë “fytyrën” e tij!
Next Article E folura, aspekt i rëndësishëm në orën e mësimit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?