Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Prindër, kini kujdes kur flisni me fëmijën për ushqimin!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Prindër, kini kujdes kur flisni me fëmijën për ushqimin!

portalishkollor
Last updated: April 19, 2017 12:37 pm
portalishkollor
Share
SHARE

E ngrëna është një proces instiktiv, por po me këtë proces, fillon edhe fjala, që është veti vetëm e njeriut. Pra, e ngrëna si proces psiqik, qëndron në themel të mendimit dhe artikulimit të fjalës. 

Kështu, specialistët këshillojnë me ngulm, që të kihet shumë kujdes gjatë periudhës së fëmijërisë së hershme, periudhë, që fëmija ushqehet nga të tjerët. Ushqyerja e sforcuar, duke filluar nga luga e madhe dhe duke vazhduar me ushqyerjen shpejt nga i rrituri, dëmtojnë si fizikisht muskujt, që shërbejnë për artikulim e fjalës, po ashtu edhe proceset e mekanizmat psiqike të të nxënit (të të mësuarit). Ushqyerja e sforcuar prek direkt durimin dhe kurajën, për të artikuluar mendimin.

Shpesh dëgjoj prindër që i drejtohen fëmijëve kur i takojnë: “a hëngre” ose “u ngope”, sikur fëmija është çuar në kopsht, vetëm për të ngrënë dhe jo për të mësuar. Këto pyetje janë si ajo thika me dy presa, që bën vetëm dëm. Natyrisht që fëmija duhet pyetur edhe për ushqimin, por jo që në fillim dhe në një mënyrë kaq të përgjithshme dhe sidomos pa kujdes për fjalët e përdorura. 

Mund ta pyesni pasi keni marrë informacionin për gjërat e reja që ka mësuar. Pyeteni fëmijën: “të pëlqeu”?! apo “e shijove”?! “ishte një ushqim i ri”?! dhe jo “a hëngre”?, apo “u ngope”? Nëse një prind e pyet fëmijën “a hëngre” apo “u ngope” kur kthehet nga kopshti apo festa, i demonstron fëmijës, se ato që ka mësuar apo shijuar, nuk i interesojnë. I tregon se e ka çuar në atë vend sepse, në shtëpi nuk i ka ato ushqime. 

Prindër! Kini kujdes kur flisni me fëmijën, njerëzorja nuk është një gjë e lindur si instinkti i të ngrënës, ajo mësohet dhe kërkon shumë kujdes, shumë vëmendje dhe mbi të gjitha, kujdes për fjalët që përdorni. Fjalët “hëngre”, “u ngope” ushqejnë dhe mbajnë gjallë mekanizmat bazikë “të urisë” dhe frikës se nuk do të ketë më. Ndërsa kur përdoren fjalët apo shprehjet: “u kënaqe”, “të pëlqeu” “çfarë shije kishte”, vihen në punë kurioziteti, kujtesa, rijetimi i shijes apo situatës dhe shmangen strukturat psikoemocionale të mbijetesës. 

(Lira Gjika, pediatre)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:femijeprinder
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Vrapimi në orët e para të mëngjesit ju bën të lumtur
Next Article Marrëdhënia prind-mësues, çelësi i suksesit të fëmijës
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?