Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Preferoj të jap mësim nën maskë sesa përpara një ekrani kompjuteri
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Preferoj të jap mësim nën maskë sesa përpara një ekrani kompjuteri

portalishkollor
Last updated: September 17, 2020 8:52 am
portalishkollor
Share
SHARE

Mësimi në distancë ishte një barrë e madhe për mësuesit, e cila në fillim nuk parashikohej e tillë. Skype ose Zoom ishte një zëvendësim i dobët i atmosferës në klasë. Ndaj, gëzojuni maskës…

Mësimi në distancë ishte një barrë e madhe për mësuesit, e cila në fillim nuk parashikohej e tillë. Mësuesit kanë punuar në kompjuter për rreth dhjetë orë: regjistrimi i materialeve, krijimi i orëve virtuale, qasje e re ndaj materialit që shpesh nuk është e lehtë për t’u transmetuar pa fjalë të drejtpërdrejta, përgjigje ndaj nxënësit në çdo kohë. Skype ose Zoom ishte një zëvendësim i dobët i atmosferës në klasë. 

Gjithashtu, vlerësimi i studentëve është i vështirë, nuk është e qartë se si të kontrollohen disa njohuri objektive. A janë të besueshme reagimet e nxënësve? Gjëja pozitive është që nxënësit kanë zotëruar aftësi kompjuterike. Të gjithë e kemi kuptuar që kjo lloj ndihme në të mësuar dhe në mësimdhënie është shumë e mirë. Por nuk mund të zëvendësojë tërësisht mësimin.

Me siguri nxënësit ishin të lumtur në shtëpi që të mund të flinin deri në mesditë. Pastaj, ngadalë përmbushnin detyrimet e tyre. Por, shumë shpejt punët u grumbulluan dhe organizimi ishte i dobët. 

Shkuarja në shkollë është një pjesë e rëndësishme e ditës së një fëmije, struktura e jetës së tyre dhe përgjegjësia e imponuar nga ai ritëm është e mirë dhe e rëndësishme. I riu është një qenie e çorganizuar, energjike dhe i duhet një udhëzim për ta mbajtur nën kontroll. Madje, kjo vlen edhe për të rriturit. 

Si shkuan ditët e para të shkollës? A preferoni klasa me mësim të drejtpërdrejtë, pavarësisht nga kufizimet, apo klasat në internet?

Shumë prej jush mund të justifikohet me mbajtjen e maskave. Maskat duket se janë një problem pak më i madh për mësuesit sesa për nxënësit, pasi mësuesit duhet të flasin shumë nën maskë, përsërisin shpesh, dëgjojnë pak dhe rrjedhimisht lodhen më shpejt. Por askush nuk ankohet, pasi është e qartë për të gjithë që është çështje e përgjegjësisë shoqërore. Ndaj, gëzojuni maskës, sepse të paktën i shikoni dhe i ndjeni reagimet e nxënësve tuaj. 

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:jo nga kompjuterimesim nen maskemesues
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Po sikur të infektohem me COVID-19 gjatë mësimdhënies?!
Next Article Hapen aplikimet për numrin e ri të Revistës Pedagogjike. Ja cilat janë kriteret e pranimit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?