Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Portofoli i të nxënit klasa 6-9 në arsimin e mesëm të ulët
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Portofoli i të nxënit klasa 6-9 në arsimin e mesëm të ulët

portalishkollor
Last updated: August 10, 2020 6:48 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Kurrikula e re e (klasa 6-9) në themel të saj, ka krijimin e kompetencave te nxënësi. Portofoli i të nxënit është një qasje bashkëkohore që bazohet në kriteret e cilësisë dhe dokumenton kontributin e nxënësve në veprimtari mësimore të orientuara nga kompetenca.

Kurrikula e re kërkon një sërë dokumentesh mbështetëse për zhvillimin dhe demonstrimin e të nxënit. Në këtë kontekst, portofoli është një mjet që përdoret gjerësisht në praktikat më të përparuara bashkëkohore për koleksionimin e rezultateve të të nxënit. Ky proces realizohet si nga mësuesi (nëpërmjet “Portofolit të mësuesit”) ashtu dhe nga nxënësi (nëpërmjet “Portofolit të nxënësit”). 

Referuar qasjes së re kurrikulare portofoli i të nxënit merr një vend të posaçëm pasi: 

  • mbështet zbatimin e kurrikulës të bazuar në kompetenca; 
  • krijon qëndrueshmëri në procesin e realizimit të saj; 
  • ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në garantimin e cilësisë së zbatimit të kurrikulës dhe të arritjes së të nxënit. 

Në këtë kontekst, ka vend përkujdesja për të unifikuar kuptimin mbi mënyrën se si do të menaxhohet  ky proces nga mësuesi.

Kurrikula e re e (klasa 6-9) në themel të saj, ka krijimin e kompetencave te nxënësi. Si rrjedhojë, procesi i realizimit dhe i dokumentimit të të nxënit duhet të bazohet në atë çfarë arrin nxënësi të tregojë, të dëshmojë e të demostrojë. 

Ka klasifikime të ndryshme të kompetencave, por përdorim më të gjerë në praktikën e sotme arsimore kanë:

a. Kompetencat kyçe/ të përgjithshme (ose jetësore), ku më kryesoret janë aftësitë për të komunikuar, për të kryer llogaritje matematike, për të përdorur teknologjinë e informacionit, për të nxënë, për të planifikuar, për të ndërmarrë nisma, për të zgjidhur problemet jetësore, etj., që ndihmojnë çdo individ për të përballuar sfidat e jetës, pavarësisht veprimtarisë profesionale që ushtron.

b. Kompetencat e fushës/ lëndës të cilat u referohen aftësive të lidhura ngushtësisht me aspekte shkencore të materies përkatëse.

Kompetencat janë të detyrueshme për nxënësit, ato përshkojnë filozofinë e kurrikulës së arsimit të mesëm të ulët. Ky material që do të paraqesim do të ndihmojë mësuesit për konceptin e portofolit të të nxënit për klasat 6-9 të arsimit të mesëm të ulët.

(REFERIME NGA MATERIALET E ASCAP)

Florinda Palaj

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASklasa 6-9portofoli i te nxenit
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Sherebela për shërimin e shumë sëmundjeve
Next Article Portali i mësuesit, lista e kandidatëve të profilit TIK
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?