Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Poroçani bashkëbisedim me nxënësit në shkollën “J. De Rada”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Poroçani bashkëbisedim me nxënësit në shkollën “J. De Rada”

portalishkollor
Last updated: March 29, 2018 2:59 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Autorja e librit “Pa e vrarë mendjen” Natasha Poroçani ishte e ftuar në shkollën “Jeronim De Rada” në kryeqytet për të biseduar për këtë libër me nxënësit e klasës së tretë dhe të katërt.

Pasi ka ndalur në bibliotekat e shkollave, pasi kanë qeshur e kanë luajtur me personazhet e librit “Pa e vrarë mendjen”,  fëmijët kanë patur rastin të kenë mes tyre autoren e këtij libri, zonjën Natasha Poroçani. 

Në klasën e III dhe të IV të  shkollës “De Rada” në Tiranë, mëngjesin e së mërkurës, klasa gumëzhinte. Zonja Poroçani, e befasuar nga pritja që fëmijët i kishin bërë librit të saj, u shkri mes fëmijëve, të cilët ishin ta paparashikueshëm në diskutimet dhe komentet e tyre. 

-Unë mendoj, tha Ana sybukur, se një njeri që shkuan është gjithmonë edhe mësues, sepse në libra ne mësojmë shumë gjëra të ndryshme për jetën. 

-Në fillim, historitë dukej sikur ishin të trishtuara, por pastaj uaaaa, u shkrimë së qeshuri.  

Dhe mes të qeshurave e komenteve, fëmijët nisën të gjejnë personazhet e librave në jetët e tyre.

-Mua me dukej sikur ju teta, keni qenë me mua në shtëpinë time dhe po mendoja se mos e njihni mamin tim dhe ajo jua ka treguar gjërat e mia?     

-Është komplimenti më i bukur ky që më bëri sot Krisi, tha zonja Poroçani, sepse ky është edhe qëllimi i punës sime, fëmijët të gjejnë veten në rrëfenjat e mia. 

 Kaltra, Albi, Drilona, Jetmira, personazhet e librit, dukej sikur u bënë një me Bjornën, Broklin, Anën, dhe shumë fëmijë të tjerë të shkollës “De Rada”. 

-A mund të më thoni, -pyeti një vogëlush buçko- ju e keni titulluar “Pa e vrarë mendjen”, sepse ju nuk e keni vrarë mendjen, apo se ne personazhet nuk e vrasin mendjen?

Mes kënaqësisë që i lexohej në fytyrë, autorja i shpjegoi aq bukur:

-Unë e kam vrarë aq shumë mendjen, sa kuptova që në të vërtetë ju fëmijët nuk e vrisni mendjen aq sa ne të rriturit…dhe …oh sa mirë e bëni ….sepse lernani ne të rriturve ta vrasim mendjen, ju vetëm jini të lumtur. 

-Kur je përballë fëmijëve, kur i dëgjon, e kupton sa e madhe është bota e tyre. E kupton se me sa shumë dashuri e përkujdesje po rriten e po edukohen nga prindërit e mësuesit.  

Teta Natasha u premtoi fëmijëve se shumë shpejt do të dalë edhe libri tjetër për ta. 

-Me sa duket, tha ajo, ne të rriturit jemi shumë egoistë- shkruajmë shumë për veten dhe më pak për fëmijët. 

Zonja Poroçani u largua mes një klime aq të bukur e të ngrohtë me premtimin që shpejt do të vijë vëllimi tjetër me tregime.

Të shohim, do ta mbajë fjalën? 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:jeronim de radanatasha porocani
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Arsimi i mesëm, vlerësimi i portofolit të nxënësit
Next Article Pitagora, matematikani dhe filozofi grek
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?