Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Poezi, verë franceze dhe tinguj pianoje… një mbrëmje nga Rita Petro
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Poezi, verë franceze dhe tinguj pianoje… një mbrëmje nga Rita Petro

portalishkollor
Last updated: December 5, 2000 11:08 am
portalishkollor
Share
SHARE

Një mbrëmje ndryshe, nën dritën e qirinjve, nën tingujt e pianos, verës franceze, me poezi të shkëputura nga libri “L’origine” (Vrima) i autores Rita Petro dhe poezi të shkëputura nga libri “E bardha pa të bardhë” i poetes franceze Laure Cambau.

Të pranishëm: miq, dashamirës, njerëz të artit dhe të letrave. Pjesë të ndryshme të luajtura në piano nga Laure Cambau. Autorja e librit “E bardha pa të bardhe” zbuloi kështu para miqve një tjetër pasion të saj, pianon.

Rita Petro, autore e vëllimit poetik “Vrima”, tashmë i përkthyer edhe në frëngjisht nën titullin “L’origine”, organizoi një mbrëmje ndryshe për të gjithë të pranishmit. Ajo recitoi poezi nga libri i saj, iu përgjigj kuriozitetit të të pranishmëve lidhur me detaje të librit, stilit të të shkruarit dhe figuracionit të përdorur në poezitë e saj. “Vrima” është përkthyer në frëngjisht nga studiuesi i artit, publicisti, shkrimtari Luan Rama.

Por syrit kritik të profesor Edmond Tupes nuk mund t’i shpëtonte asgjë. Ai nuk ishte dakord me figurën “tunel pa dalje” i përdorur në një nga poezitë e Rita Petros. Debati i këndshëm mbi konstatimin e Tupes i dhanë më shumë gjallëri mbrëmjes. Me shumë kujdes dhe dashamirësi, ashtu siç di vetëm ajo, Rita Petro ftoi edhe miqtë e gjinisë mashkullore të shkruajnë në një libër, ndjesitë e tyre më të fshehta, pasi deri më sot nuk ka një libër, i cili të përshkruajë deri në detaje ndjenjat e një mashkulli.

Nuk kishte si të mungonte në këtë mbrëmje moderatori Rezar Xhaxhiu, i cili vlerësoi autoren e librit “Vrima” dhe theksoi që për të ishte kënaqësi e veçantë që ndodhej aty, kjo edhe falë njohjes së hershme me Petron.

Surprizë e mbrëmjes ishte recitimi në frëngjisht nga arkeologia Etleva Nallbani.

Teksa Laure Cambau luante në piano, Rita Petro dhe Luan Rama e shoqëruan me një vallëzim.

Kjo mbrëmje u drejtua nga moderatorja Beti Njuma.

E në fund të gjithë të pranishmit u larguan duke shpresuar që mbrëmje të tilla do të organizohen përsëri.

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Detyrat e mësuesit mentor
Next Article Gjimnazi “Sami Frashëri” solidarizohet me të prekurit nga tërmeti
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?