Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Po, se jeta është llogari Olimbi!”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Po, se jeta është llogari Olimbi!”

portalishkollor
Last updated: May 30, 2017 9:19 am
portalishkollor
Share
SHARE

Një bashkëbisedim me drejtorin e gjimnazit të Bulqizës dhe njëkohësisht mësuesin e matematikës Medin Karai, i cili tregon më shumë për eksperiencën dhe nxënësit e tij.

Medin Karai është drejtor i gjimnazit të Bulqizës. Ka shumë vite pune në arsim si mësues matematike dhe nëpër duart e tij kanë kaluar shumë breza të cilët ai i kujton me shumë nostalgji. Skeptik për emërimin si drejtues, pasi e shikon si një përgjegjësi të madhe kur vetëm pak muaj e ndajnë nga dalja në pension, mendon se ndonjë nga kolegët do të ishte më i përshtatshëm për këtë detyrë. Ndërsa stafi pedagogjik e mbështet plotësisht, e duke pasur një eksperiencë shumë të gjatë në arsim besojnë fort tek aftësitë e tij drejtuese. 

Mësuesi flet me shumë pasion për matematikën dhe këshillon mësuesit e rinj të jenë kërkues dhe bashkëpunues, të kuptojnë mirë situatat matematike dhe të nxjerrin përfundime të sakta në një rrugë sa më të shkurtër.

Jemi kuriozë të dimë lidhjen e matematikës me jetën, e teksa e pyesim profesorin “a është vetë jeta matematikë?” ai na përgjigjet: “Po, se jeta është llogari Olimbi!”

“Kam shumë nxënës që janë mësues të mirë, bile dhe në matematikë, sidomos maturantë para vitit 1990 ku nxënësi kishte librin si burim kryesor të njohurive. Jeta ka qenë si një varësi funksionale me ngritjet dhe uljet e veta. Sot është një eksperiencë e bukur ku gërshetohet niveli shkencor dhe ai metodik”, tregon mësuesi i matematikës.

Drejtori i shkollës e njëkohësisht profesori i matematikës Medin Karai, së bashku me stafin pedagogjik të shkollës morën pjesë në trajnimin për librin digjital të Shtëpisë Botuese Albas. Të përkushtuar dhe të gatshëm për të mësuar ata udhëtuan nga Bulqiza në Peshkopi për të marrë pjesë në trajnim. Dëgjues të vëmendshëm, të gatshëm edhe për të shkarkuar librat digjitalë në pajisjet e tyre telefonike… ishin “nxënës” perfektë teksa dëgjuan trajnerët e Portalit Shkollor Albas. Por në fund të trajnimit, profesori tregoi se kishte rezervat e tij për digjitalizimin. “Mendoj se digjitalizimi ka ulur punën e një nxënësi me librin. Tani në tekste nuk gjen një vërtetim teoreme. Nxënësit kanë dobësi në kryerjen e veprimeve të ndryshme matematike apo nga jeta reale”, përfundoi ai. 

Albina Hoxhaj

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:bulqizemedin karajmesues
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Përgatitja e mësuesit
Next Article Letra e fundit për nxënësit e mi
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?