Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Planifikimi i orës së mësimit, tema: “Pazari i këpucarit”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Planifikimi i orës së mësimit, tema: “Pazari i këpucarit”

portalishkollor
Last updated: September 25, 2017 2:38 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Fatmir Fejziu, mësues në shkollën Mileniumi i Tretë, Kosovë; ka përgatitur planin mësimor për temën “Pazari i këpucarit”, në lëndën e letërsisë, klasa e 7-të.

Plani i orës mësimore

Fusha e kurrikulës / Lënda: Letërsi- Analizë dhe interpretim poezie /Gjuhë shqipe

Shkalla e kurrikulës 3 / Klasa VII

Tema: Pazari i këpucarit

Mjetet e punës: Libri Gjuha Shqipe 7, ALBAS fq.65-66).

Përdorimi i teknologjisë informative: film i shkurtër- My Shoes

Kontributi në kompetencat kryesore:

Kompetenca personale (individ i shëndoshë)

Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit (komunikues efektiv)

Fjalët kyçe: Këpuca, gëzimi, loja, varfëria, aftësia, jeta

Rezultatet e të nxënit:

  • Diskutojnë për videon e prezantuar.
  • Analizojnë kuptimin e poezisë.
  • Interpretojnë kuptimin e parë dhe të figurshëm të poezisë
  • Argumentojnë gjuhën e tekstit

Kriteret e suksesit:

  • Trego se çfarë paraqet videoja e shkurtër.
  • Kupto poezinë dhe analizo tekstin.
  • Gjej kuptimin e parë dhe të figurshëm të poezisë.
  • Argumento gjuhën e tekstit.

Kthe poezinë në prozë.

Evokim (Pjesa hyrëse) – Shqyrtim i përbashkët – 10 min

Përmes projektorit shfaqet videoja e shkurtër My shoes. Nxënësit pasi shohin videon japin mendimet e tyre se si e kanë kuptuar videon duke e lidhur me realitetin jetësor dhe ndërkohë diskutojnë edhe për qëllimin e videos. Gjithashtu mësimdhënësi i lëndës shtron disa pyetje që lidhen me njësinë mësimore. Përmes videos pasqyrohet edhe qëllimi i orës dhe orientimi i nxënësve për fazën e realizimit me temën mësimore, poezinë “Pazari i Këpucarit” nga Visar Zhiti. Nxënësit, përmes videos dhe diskutimit nxiten dhe motivohen që në fazën tjetër të orës të jenë të vëmendshëm gjatë leximit dhe analizës së tekstit.

Realizim (Pjesa kryesore) – Ndërthurja – 20 min.

Formohen grupet e nxënësve prej 4 anëtarëve, pasi që edhe pjesa e kuptimit, interpretimit dhe gjuhës së tekstit përmban 8 detyra. Secili grup ka për detyrë që në bazë të tekstit, fillimisht përmes angazhimit individual dhe më pas grupor shqyrtojnë paqartësitë individuale, në mënyrë që gjatë prezantimit të japin përgjigje sa më të mira në detyrat e dhëna.

Reflektim (Pjesa përfundimtare) – Përshtatje teksti – 15 min.

Nxënësit pas punës në grupe, kthehen dhe punojnë individualisht duke përshtatur dhe kthyer poezinë në prozë duke pasur kujdes shenjat e pikësimit që përdoren në dialog (vizat, presjet etj.) duke shtuar fjalë të tjera dhe dukë dhënë më tepër hollësi. Kjo detyrë është tregues i realizimit të rezultateve të të nxënit dhe arritjeve të suksesit.

(Nga Fatmir Fejziu, mësues në shkollën Mileniumi i Tretë, Kosovë)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesnxenes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Shkolla “Flatrat e dijes” – 18 vjet histori suksesi
Next Article Gishtat në hundë mund të kthehen në rrezik serioz!
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?