Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Plan aktiviteti: Shkolla si qendër komunitare
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Plan aktiviteti: Shkolla si qendër komunitare

portalishkollor
Last updated: October 11, 2017 12:33 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ky është plani i një aktiviteti të realizuar në një shkollë 9-vjeçare, klasa e dytë. Aktiviteti është organizuar në kuadër shkollës si qendër komunitare. “Unë jam pjesë e botës së madhe” ndiqni hap pas hapi arritjen e objektivave të kësaj teme.

Plan aktiviteti: Shkolla si qendër komunitare

Tema: Unë jam pjesë e botës së madhe

Edhe pse vijmë nga lloje të ndryshme familjesh, me kultura, zakone dhe tradita të ndryshme, ne jemi pjesë e botës së madhe, e botës së pasurisë së vlerave njerëzore…

Shkolla 9- vjeçare, Cikli i Ulët, Klasa e dytë

“UNË JAM PJESË E BOTËS SË MADHE”

Synimi: Respektimi i diversitetit kulturor në komunitet

Objektivat: 

Në fund të veprimtarisë nxënësi të jetë i aftë:

• Të njohë dhe të dallojë zakone e tradita të ndryshme krahinore të komunitetit ku jeton.

• Të sjellë informacion rreth kulturës / traditave të origjinës së tyre familjare.

• Të flasë për festat familjare, duke veçuar tradicionalen e festës.

• Të sjellë në shkollë veshje dhe punime të ndryshme tradicionale të krahinës së tyre.

• Të shkëmbejë dhe të marrë njohuri nga shoku / shoqja rreth traditave të tyre familjare.

• Të respektojë shokët / shoqet pavarësisht origjinës së tyre, si qytetarë të barabartë të një komuniteti /shoqërie.

Partnerët: Qendra Kulturore e Fëmijëve, prindër, nxënës, mësues.

Mjetet: Kostume popullore dhe punime të ndryshme të punuara me dorë, video – projektor, magnetofon, CD me këngë e valle të trevave të ndryshme të Shqipërisë, vegla muzikore, kartonë, lapustila, kartolina, etj.

Struktura e zhvillimit të veprimtarisë

Faza përgatitore:

a) Takim me prindër. Njohja me temën e veprimtarisë, ku prindërit shkëmbejnë ide dhe japin sugjerime rreth realizimit të saj.

b) Përcaktimi i krahinave që do të përfaqësohen nga pjesëtarë të komunitetit të prindërve.

c) Përcaktimi i prindërve vullnetarë.

d) Përcaktimi i mënyrës së kontributit të tyre.

e) Takimi me përfaqësues të Qendrës Kulturore të Fëmijëve për të na ndihmuar me mjete që ata kanë.

f) Sigurimi, grumbullimi i bazës materiale dhe përgatitja e posterave/ vizatimeve.

g) Gjetja e fotove / ilustrimeve nga interneti, me veshje popullore sipas krahinave dhe përgatitja në POWER – POINT e prezantimit të tyre.

h) Sigurimi i CD-ve me këngë e valle nga treva të ndryshme të Shqipërisë.

i) Përgatitja e palestrës së shkollës për realizimin e veprimtarisë.

Faza e realizimit të veprimtarisë

( Bisedë – Demonstrim – Vëzhgim)

Hapi i parë: Referat i përgatitur nga mësuesja rreth respektimit / ruajtjes së kulturave, vlerave dhe traditave të ndryshme krahinore.

Hapi i dytë: Paraqitje me video- projektor të ilustrimeve të gjetura me karakteristika gjeografike dhe etnografike të krahinave: Skrapar, Dibër dhe Durrës.

Hapi i tretë: Sfilatë me veshje popullore nga nxënës të klasës.

Hapi i katërt: Vëzhgim i ekspozitës me punime dore e druri të sjella nga prindërit, me vegla muzikore të sjella nga QKF-ja, si dhe i posterave / vizatimeve të përgatitura nga nxënësit.

Hapi i pestë: Mbyllja e aktivitetit me muzikë e valle nga treva të ndryshme të vendit tonë.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesmesuesmesuese
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Nisma për hartimin e planeve vjetore në shkolla
Next Article Bëmë nënë, t’i ngjaj shoqërisë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?