Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Philip Pullman: Pa histori, poema, piktura dhe muzikë, fëmijët do të vdesin urie!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Philip Pullman: Pa histori, poema, piktura dhe muzikë, fëmijët do të vdesin urie!

portalishkollor
Last updated: August 31, 2019 1:36 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Fëmijëve u nevojitet arti, historitë, poemat dhe muzika po aq shumë sa iu nevojitet dashuria, ushqimi, ajri i freskët dhe lojërat – thotë Philip Pullman. Ne duhet ta kuptojmë se pa histori, poema, piktura dhe muzikë, fëmijët do të vdesin urie!

Fëmijëve u nevojitet arti, historitë, poemat dhe muzika po aq shumë sa iu nevojitet dashuria, ushqimi, ajri i freskët dhe lojërat – thotë Philip Pullman.

Nëse nuk i jepni fëmijës ushqim, dëmi shpejt bëhet i dukshëm. Nëse nuk e lini fëmijën të ketë ajër të freskët dhe të luajë, dëmi gjithashtu shihet, por jo aq shpejt. Nëse nuk i jepni fëmijës dashuri, dëmi mund të mos shihet për plot vite, por është i përjetshëm. Por, nëse nuk i jepni fëmijës art, histori, poema dhe muzikë, dëmi nuk është aq i lehtë për t’u parë. Megjithatë, ekziston. Trupat e tyre janë mjaftueshëm të shëndetshëm; ata mund të vrapojnë, kërcejnë, notojnë, hanë ushqim dhe të bëjnë shumë zhurmë, siç edhe kanë bërë gjithmonë fëmijët, por diçka iu mungon.

Është e vërtetë se disa fëmijë rriten pa u ballafaquar ndonjëherë me ndonjë lloj arti dhe janë krejtësisht të lumtur, bëjnë jetë të mirë e të vlefshme, por në shtëpitë e atyre nuk ka libra, dhe nuk brengosen për piktura apo nuk mund ta kuptojnë rëndësinë e muzikës. Kjo nuk i bën ata njerëz të këqinj. Ata sërish mund të jenë fqinj të mirë dhe qytetarë të respektuar.

Por, njerëzit tjerë, në ndonjë fazë të fëmijërisë apo rinisë së tyre, ose edhe në moshë të shtyrë, përballen me diçka që asnjëherë nuk e kanë ëndërruar më parë. Një ditë ata e dëgjojnë një zë në radio duke lexuar një poemë ose kalojnë pranë një shtëpi me dritare hapur ku dikush është duke luajtur në piano, ose e shohin një pikturë në murin e dikujt dhe tronditen shumë. Askush nuk i ka përgatitur për këtë. Ata papritmas e kuptojnë se janë të mbushur me uri, ndonëse këtë nuk e kanë ditur deri para pak momenteve; e kanë një uri për diçka kaq të ëmbël e të shijshme saqë pothuajse ua thyen zemrat.

Ata ndoshta qajnë, ndihen të pikëlluar dhe të lumtur, të vetmuar e të mirëpritur nga kjo përvojë e huaj dhe krejtësisht e re, dhe dëshpërimisht duan ta dëgjojnë më mirë radion, duan të qëndrojnë jashtë pranë dritares dhe nuk mund t’i largojnë sytë nga piktura.

Ata e kanë dashur këtë, ata e kanë dashur këtë sikurse një personi i uritur që e dëshiron ushqimin, dhe asnjëherë nuk e kanë ditur. Nuk kanë pasur ide. Dhe disa njerëz, njerëz të mirë e të sjellshëm, qytetarë të dobishëm, asnjëherë nuk e përjetojnë këtë ndjenjë – ndihen plotësisht të përmbushur edhe pa këtë ndjenjë. Nëse të gjitha librat, muzikat e pikturat në botë do të zhdukeshin brenda nate, ata nuk do të ndiheshin fare keq; thjesht nuk do ta vërenin.

Por, kjo uri ekziston te shumë fëmijë dhe shpeshherë nuk iu përmbushet sepse nuk iu zgjohet si dëshirë. Fëmijët në çdo pjesë të botës janë të uritur për diçka që i ushqen e ua përmbush shpirtin në një mënyrë që asnjë apo asgjë tjetër nuk do të mundet asnjëherë. Ne themi, në mënyrë korrekte, se çdo fëmijë ka të drejtë për ushqim e strehë, për edukim, kujdes shëndetësor, etj. Por, duhet ta kuptojmë se çdo fëmijë e ka të drejtën ta përjetojë kulturën. Ne duhet ta kuptojmë se pa histori, poema, piktura dhe muzikë, fëmijët do të vdesin urie!

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:femijetmuzikephilip pullmanpoema
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Kush është mësuesja që u torturua nga diktatura?
Next Article Si të memorizoni emrat e nxënësve në pak ditë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?