Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Përzgjedhja e programeve nga maturantët , hapet portali U-Albania nga data 29 korrik deri më 3 gusht
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Përzgjedhja e programeve nga maturantët , hapet portali U-Albania nga data 29 korrik deri më 3 gusht

portalishkollor
Last updated: June 29, 2022 9:52 am
portalishkollor
Share
SHARE

Nga data 29 korrik deri më 3 gusht portali U-Albania do të jetë i hapur për të gjithë maturantët që të bëjnë përzgjedhjet e tyre. Ministrja Kushi i ka bërë ftesë edhe të rinjve nga Kosova,të cilët sipas marrëveshjes në fushën e arsimit, mund të aplikojnë për të ndjekur studimet e larta në Shqipëri.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka publikuar datat e aplikimeve në programe që do të bëjnë maturantët nga portali U-Albania. Gjithashtu, Kushi ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë studentët që vitin e ardhshëm akademik do të jenë në auditorë.  

Nga data 29 korrik deri më 3 gusht portali U-Albania do të jetë i hapur për të gjithë maturantët që të bëjnë përzgjedhjet e tyre.

Në mesazhin e saj Ministrja Kushi i inkurajon studentët që të mbështeten në prirjet dhe pasionet e tyre, por gjithashtu që të konsultohen edhe me mësuesit e prindërit, në mënyrë që të bëjnë zgjedhjen e duhur dhe të rrisin më shumë mundësitë për të fituar programin më të përshtatshëm për ta.

“Do t’ju ftoja që të keni në vëmendje maksimale edhe programet e studimit që ne i kemi cilësuar si prioritet kombëtar. Siç e dini, këto programe lidhen me disa fusha të shkencave humane, mësuesisë, shkencave natyrore, inxhinierisë, bujqësisë dhe fushës së shërbimeve. Studentët ekselentë dhe ata që zgjedhin programet prioritare do të përfitojnë përjashtim nga tarifat dhe bursa mujore me vlerë sa paga minimale, sipas parashikimeve të VKM-së Nr. 386 të miratuar në qershor të këtij viti,” – shkruan ministrja.

Ministrja  Kushi nuk ka lënë pa bërë edhe  një ftesë për të rinjtë dhe të rejat nga Kosova, të cilët sipas marrëveshjes së nënshkruar me Kosovën, mund të aplikojnë për të ndjekur studimet e larta në universitetet tona, me të drejta të barabarta njësoj si studentët në Shqipëri.

Më poshtë gjeni VKM për fushat dhe programet e studimit që përbëjnë prioritet kombëtar.

Nanila Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Rutinat e shëndetshme për mësuesit gjatë sezonit veror
Next Article Nanila Allkja Biçaku: Ndryshimet e ligjit në arsimin parauniversitar, çfarë duan realisht mësuesit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?