Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Përurohet në “Shkollën shqipe – Zvicër” seria e librave të klasikut për fëmijë, Bedri Dedja
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Përurohet në “Shkollën shqipe – Zvicër” seria e librave të klasikut për fëmijë, Bedri Dedja

portalishkollor
Last updated: October 20, 2022 10:19 am
portalishkollor
Share
SHARE

Një aktivitet i veçantë letrar u organizua nga “Shkolla shqipe – Zvicër” kushtuar shkrimtarit Bedri Dedja, klasikut të letërsisë shqipe për fëmijë. Botuesja Rita Petro siguroi se ALBAS do të vazhdojë të kontribuojë në zhdukjen e kufijve përmes teksteve.

“Shkolla shqipe – Zvicër” organizoi ditën e premte një mbrëmje kulturore kushtuar shkrimtarit Bedri Dedja,  klasikut të letërsisë shqipe për fëmijë. 

Në këtë ngjarje kulturore morën pjesë dhe performuan me lexime nxënësit e shkollave shqipe në Regensdorf, Wetzikon, Uster, Rüti, Volkestwil, Fehraltorf dhe Schwerzenbach të kantonit të Cyrihut dhe të pikave shkollore në Neuenhof dhe Spreitenbach të kantonit të Argaut. 

Programi u hap me këngën “Moj Arbëri” të kënduar nga nxënësja e shkollës shqipe në Neunhof, Melisa Selimi. 

Pastaj përshëndeti ngjarjen znj. Suela Jorgaqi, drejtoreshë në Bibliotekën “Pestalozi” në Cyrih, ku dhe u zhvillua mbrëmja kulturore. 

Në fjalën e rastit, znj. Suela Jorgaqi përshëndeti aktivitetin dhe foli për rëndësinë e librit dhe lidhjen bibliotekë-shkollë-nxënës. 

Në mbrëmje ishte e pranishme Znj. Rita Petro, drejtoresha e shtëpisë botuese ALBAS,  botuese e shkrimtarit Bedri Dedja. 

Znj. Petro u ndal veçanërisht në prezantimin e botimeve të shkrimtarit Bedri Dedja, të botuara nga shtëpia botuese ALBAS, në veçoritë e krijimtarisë së tij, si dhe në rëndësinë e njohjes me veprat klasike të letërsisë për fëmijë. 

Po ashtu, ajo u shpreh se ndihet e prekur nga interpretimi i fëmijëve në gjuhën shqipe, kryesisht të lindur dhe të rritur jashtë atdheut, si dhe nga përkushtimi i prindërve dhe mësuesve për t’u mësuar atyre gjuhën amtare. 

Si botuese siguroi se shtëpia botuese ALBAS do të vazhdojë të kontribuojë në zhdukjen e kufijve përmes teksteve, gjë që ka qenë synimi i shtëpisë botuese që kur është krijuar. 

E bija e shkrimtarit, Znj. Edlira Dedja, ishte pjesë e panelit dhe risolli dhe një herë kujtimin e të atit, si prind, si shkrimtar, si dhe si foli më gjerësisht për figurën e tij intelektuale. 

Po ashtu ishin të pranishëm Z. Valon Gashi, konsull i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Zvicër, dhe Zj.  Shukrije Ramadani, konsulle e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Zvicër, të cilët mbajtën përshëndetjet e rastit dhe përgëzuan organizatorët për realizimin e aktivitetit. 

©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ndërtimi i një klase të shëndetshme, strategjitë kryesore të bazuara në arsimin Finlandez
Next Article Botuesit nga Kosova në panairin e librit në Frankfurt
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?