Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Përshkrimi i diskutimit me në qendër nxënësin
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Përshkrimi i diskutimit me në qendër nxënësin

portalishkollor
Last updated: August 24, 2019 8:13 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Mjedisi në klasë ndikon në suksesin e nxënësit, është kriteri më i rëndësishëm për të zhvilluar dhe shpalosur ndjenjat e tyre. Atmosfera e diskutimit, ku në qendër është nxënësi duhet të jetë një ambient ku të mbizotërojë demokracia,

Shumë mësues në klasë përdorin mënyra të ndryshme të diskutimit. Zakonisht është mësuesi ai që është në qendër të diskutimeve që zhvillohen gjatë mësimdhënies. Mësuesi bën pyetjet dhe nxënësit përgjigjen. Mësuesi mund t’u drejtohet nxënësve të ndryshëm ndërkohë që ai vazhdon të mbetet në qendër të diskutimit. Ndërsa në diskutimin me në qendër nxënësin, janë nxënësit ata që drejtojnë diskutimin. Një nxënës merr rolin e udhëheqësit, i cili udhëheq grupin e diskutimt, por diskutimi më pas rrjedh nga njëri nxënës tek tjetri. Në këtë metodë, mësuesi është një vëzhgues. Mësuesi merr shënime gjatë diskutimit për t’i përdorur më vonë shënimet në vlerësimin e performancës së nxënësit dhe për materialet referencë në prezantimin e rradhës. Në diskutimin e nxënësve, në klasë, grupet e diskutimit formohen me 5 deri në 8 nxënës.

Atmosfera e diskutimit, ku në qendër është nxënësi duhet të jetë një ambient ku të mbizotërojë demokracia, ku nxënësit të jenë të lirë që të shprehin mendimet e tyre pa frikë. Klasa duhet të jetë një vend miqësor. Mjedisi në klasë ndikon në suksesin e nxënësit, është kriteri më i rëndësishëm për të zhvilluar dhe shpalosur ndjenjat e tyre. Mësuesi duhet të besojë se nxënësit mund të pranojnë përgjegjësinë dhe veprimet e tyre, të cilat janë të lidhura ngushtë me mënyrën e të përgjigjurit të nxënësve. Është përgjegjësia e mësuesit që të krijojë një atmosferë të përshtatshme në klasë. Mësuesi duhet të përdori përemrin vetor “ne”, në vend të “unë”, me qëllim që nxënësit të mendojnë se mësuesi punon së bashku me ta. Kjo e ndihmon mësuesin që të vendosi qëndrime pozitive në lidhje me marrëdhëniet mësues-nxënës, nxënës-nxënës, e cila do të krijojë një klimë emocionale mbështetëse, në mënyrë që nxënësit të mësojnë të respektojnë të gjithë individët e tjerë dhe idetë e tyre. Secili grup duhet që të ndihmojnë njëri-tjetrin të zhvillojnë idetë vetejake. Diskutimet janë të susksesshme kur çdo nxënës zhvillon njohuritë personale përsa i përket temës së diskutimit.

Përfitimet e nxënësit nga pjesëmarrja në diskutim:

 – Rrit thellësinë e të kuptuarit të përmbajtjes;

 – Rrit motivimin dhe nxit një pjesëmarrje më të madhe në mësim;

 – Zhvillon qëndrimet pozitive ndaj përdorimit të materialeve të fundit, të paraqitura në mësim;

 – Zhvillon aftësitë për të zgjidhur probleme, të cilat janë të veçanta për përmbajtjen e mësimit;

 – Ofron praktikë në zbatimin e koncepteve dhe informacionit.

Edi Beshi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:diskutimedi beshinxenes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Detyrat e shtëpisë: dilemë, argëtim, lodhje, dije?!
Next Article Kur kryefjala “nuk shkon mirë” me kallëzuesin
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?