Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Perse një panair Mandalash?!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
KulturëMësuesiPas shkolleZhvillimi profesional

Perse një panair Mandalash?!

portalishkollor
Last updated: February 10, 2025 11:12 am
portalishkollor
Share
SHARE

Veprimtari të tilla na shërbejnë dhe na ndihmojnë të gjithëve, kështu fëmijët edhe mësojnë, por edhe argëtohen. Sikurse edhe mësuesi kënaqet kur sheh fëmijët që punojmë plot pasion dhe vullnet.

U bënë tashmë 5 vite që u mësoj fëmijëve të vegjël të ciklit fillor dhe të ciklit të mesëm të ulët në shkollën jopublike Nr.1 Vlorë, lëndën e bukur të qytetarisë. Me plot tema interesante dhe situata mjaft të bukura të përditshmërisë për t’u diskutuar. Në një prej këtyre ditëve së bashku kemi folur për rëndësinë e diversitetit. Për faktin që jemi të gjithë të ndryshëm, por të barabartë. Për rëndësinë e të qenit vetvetja. Se sa e bukur është bota ngjyra-ngjyra. Ylberi është shumë i bukur, pikërisht se është plot ngjyra të gjalla. 

Si do të ishte bota po të njihnim dhe shihnim vetëm një ngjyrë, p.sh vetëm gri, e bardhë apo vetëm lejla? Dhe ata përgjigjen: -Nuk do të na pëlqente, mësuese! 

Kështu, nisur nga rëndësia e të qenit ndryshe, nga ajo që duhet ta pranojmë veten për atë që jemi dhe nuk kemi pse t’i bëjmë qejfin askujt e të ndryshojmë nga halli; pasi jemi pjesë e një mozaiku të bukur shumëngjyrësh, me erdhi ideja e një prezantimi punimesh, shumë të bukura, që përmbajnë brenda fantazinë e bukur të më të vegjëlve, deri te Mandalat të skicuara totalisht nga më të rriturit. 

Askush nuk kundërshtoi, askush nuk tha jo, të gjithë u integruan dhe bën të pamundurën që punimi i tyre të ekspozohej. 

Kjo punë, jo vetëm që i mbajti larg nga telefoni, por edhe evidentoi që puna në skuadër funksionon shumë mirë kur gjërat bëhen të bukura dhe pa detyrime, nxori në pah talente të reja, na kënaqi sytë dhe mendjen. Mbi të gjitha dha mesazhin e bukur të një bashkësie shumëngjyrëshe, dhe rriti besimin te vetja tek gjithsecili, për të qenë ata që janë, madje edhe më të bukur se më parë. 

Një shprehje thotë: Ata qeshin me mua se jam ndryshe, unë qesh me ata se janë të gjithë njësoj! 

Jemi të gjithë pjesë e një fushe me lule të ndryshme, nuk ka rëndësi forma, ngjyra, apo përmasat, në fund të fundit mbetemi lule! Veprimtari të tilla na shërbejnë dhe na ndihmojnë të gjithëve, kështu fëmijët edhe mësojnë, por edhe argëtohen. Sikurse edhe mësuesi kënaqet kur sheh fëmijët që punojmë plot pasion dhe vullnet.

Nga MSc.Malvina Rista

Mësuese, Trajnuese, Koordinatore në fushën e Edukimit

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mandalamesueseNxenesitpunime
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Jo telefon deri 4 vjeç”, ekspertët: Ndalon zhvillimin e fëmijës
Next Article Një takim letrar në shkollën e mesme profesionale “Gjergj Canco”mbi librin “Dritëhijet, fatet”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?