Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Përgjigjet e sakta të fjalëkryqit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Përgjigjet e sakta të fjalëkryqit

portalishkollor
Last updated: May 6, 2017 9:08 am
portalishkollor
Share
SHARE

Më poshtë po ju paraqesim fjalëkryqin mësimor të plotësuar. Shpresojmë që kjo ide të jetë një risi në orën tuaj të mësimit dhe të mund ta praktikoni në klasë për të njohur nxënësit krijesat e vogla.

Horizontalisht

1. Kandërr e vogël me ngjyrë të zezë, që rron me shumicë nëpër drurë, në fole të bëra në dhe etj.; mizë dheu, mizë përdhese. (milingon)

4. Emërtim i përgjithshëm për disa lloje kandrrash fluturuese, me katër krahë të mbuluar me luspa të imëta si pluhur, me ngjyra të ndryshme, me feçkë e brirth për të thithur dhe për të ndier, disa prej të cilave dëmtojnë bimët. (Flutur)

5. Kafshë e vogël me trup të butë, pa skelet, të përjargur e zakonisht të mbuluar me një guaskë, në trajtë spiraleje dhe me dy palë brirthë përpara, që jeton në toka me lagështirë dhe ushqehet me bar. (Kermill)

9. Kandërr me krahë të fortë e me brirthë të gjatë, zakonisht me ngjyrë të zezë a të errët të ndritshme, që rron në plehra, në mure etj.; emër i përgjithshëm për disa kandrra të vogla pa krahë dhe që dëmtojnë bimët. (Buburrec)

10. Larva e disa kandrrave, që ka trajtën e një krimbi me disa unaza; larva leshtore e disa fluturave, që dëmton pemët dhe barishtet. (Vemje)

11. Lloj hardhuce, me trup të madh dhe me shpinë të blertë, me pika të bardha dhe të murrme; hardhuca e blertë. (Zhapik)

12. Kafshë e vogël helmuese me ngjyrë të zezë, me këmbë nyja-nyja, me dy përpara dhe me një thumb të përkulshëm nga pas. (Akrep)

13. Zvarranik i vogël, me trup të zgjatur e në ngjyrë të murrme, me katër këmbë të shkurtra dhe me bisht të gjatë. (Hardhuce)

14. Kafshë me trup të vogël e me ngjyra të ndryshme, me katër palë këmbë të holla e të gjata, që rron nëpër vende të errëta (nëpër bodrume, në qoshet e dhomave etj.) ku end rrjeta të dendura prej fijesh të holla. (Merimangë)

Vertikalisht 

2. Kafshë e ujërave të ëmbla e të kripura, që e ka trupin të mbuluar me një guaskë të fortë, me dhjetë këmbë të nyjëzuara e me kthetra në majë, të cilat i japin mundësi të ecë në të gjitha drejtimet. (Gaforre)

3. Kafshë e vogël pa skelet, me trup të zgjatur, të rrumbullakët, unazor e të butë, pa këmbë, që zvarritet me gjithë trupin e tij dhe që rron në tokë, në pleh, nën gurë etj. (Krimb)

5. Kandërr  me trup të madh e me krahë, zakonisht në ngjyrë si të gjelbër, me këmbë të gjata, që kërcen me shkathtësi dhe fluturon larg dhe që dëmton rëndë të lashtat. Të tillë ka edhe deti. (Karkalec)

6. Trajtë fillestare e kandrave, e krimbave, e bretkosave dhe e disa kafshëve të ujit, që sapo ka dalë nga veza dhe jeton më vete; vemje. (Larvë)

7. Kandërr me ngjyrë të murrme, me kokë të gjerë e të shtypur, me sy të dalë e me krahë të mëdhenj e të tejdukshëm, që lëshon në vapë një zë të zgjatur e gumëzhitës; cinxër. (Gjinkallë)

8. Mizë me krahë, me trup të vogël e të murrmë, të mbuluar me push të verdhë, e cila mbledh nektarin e polenin e luleve dhe bën mjaltin e dyllin. (Bletë)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesmesuesmesuesenxenes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Nëse mbaj prezervativ me vete … çfarë do mendojnë?
Next Article Albas sjell në shqip poetin më të madh jugosllav
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?