Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Përgjigjet e fëmijëve kur i pyesin për Sindromën Down
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Përgjigjet e fëmijëve kur i pyesin për Sindromën Down

portalishkollor
Last updated: March 21, 2022 10:54 am
portalishkollor
Share
SHARE

Këto janë disa nga përgjigjet e disa fëmijëve dhe adoleshentëve të intervistuar me sindromën Down në Kanada nga Down Syndrome International (DSi). Se çfarë ata thonë, është reflektuese për të gjithë ne.

Në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down, disa nga fëmijët dhe adoleshentët e intervistuar me sindromën Down në Kanada nga Down Syndrome International (DSi), u shprehën kështu:

Çfarë është sindroma Down?

“Sindroma Down është një çrregullim kromozomesh i natyrshëm në të cilin një person ka një kopje shtesë të kromozomit 21.”

A mundet një person me sindromën Down të përgatisë ushqimet e veta?

“Çdokush mund të gatuajë! Dhe ashtu si gjithë të tjerët, shumë njerëz me sindromën Down janë më shumë se në gjendje të përgatisin vaktet e tyre dhe të ushqehen vetë.”

A mundet një person me sindromën Down të mësojë e të lexojë?

“Shumë njerëz me sindromën Down kanë aftësinë të lexojnë dhe të mësojnë ashtu si çdo fëmijë tjetër, kur fillojnë shkollën. Të gjithë njerëzit me sindromën Down mësojnë, zhvillohen dhe arrijnë funksione e një jete normale. Njerëzit me sindromën Down kanë dallime zhvillimore që ndikojnë në stilin e tyre të të mësuarit.” (Është e rëndësishme të identifikohen metodat më të mira për të mësuar çdo fëmijë. Në mënyrë ideale, përmes programeve të ndërhyrjes së hershme, kjo fillon menjëherë pas lindjes. Kanadaja është një ndër këto shtete.) 

A është i aftë një person me sindromën Down të ngasë një biçikletë?

“Me praktikë dhe ndihmë, njerëzit me sindromën Down janë në gjendje të bëjnë shumë nga funksionet që të gjithë njerëzit janë në gjendje të bëjnë në komunitet. Kjo përfshin ngarjen e biçikletës. Ekzistojnë gjithashtu biçikleta të modifikuara për njerëzit me probleme lëvizshmërie, të cilat mund të përfshijnë njerëz me sindromën Down.”

Si ndikon në familje prania e një fëmijë me sindromën Down?

“Fëmijët me sindromën Down janë si çdo fëmijë tjetër dhe meritojnë mbështetjen e familjes së tyre.”

A ka trajtim për sindromën Down?

“Trajtimi nuk është fjala e duhur. Ka programe dhe terapi për fëmijët me sindromën Down për t’i ndihmuar ata me të folurit, të mësuarit dhe aftësitë motorike.”

Shënim: Këtu gjeni videot e plota të pyetjeve-përgjigjeve në anglisht

Si mund të ndërtojmë një kulturë gjithëpërfshirëse në mjediset arsimore?

Çdo fëmijë duhet të ketë të drejtën e arsimit cilësor gjithëpërfshirës dhe të barabartë për të përmirësuar mundësitë dhe cilësinë e jetës së tij. Për fëmijët me sindromën Down, kjo mund të realizohet nëse:

  • ofrohet e drejtë e plotë në mjediset e arsimit, pa ndarje apo përjashtim;
  • çdo fëmijë mbështetet për të mësuar dhe i jepen të njëjtat mundësi mësimi sikurse bashkëmoshatarëve.

Në vendin tonë, politikat arsimore dhe organizatat joqeveritare vijojnë të hartojnë programe në ndihmesën dhe integrimin e nxënësve me sindromën Down. 

Për një kulturë gjithëpërfshirëse duhen zbatuar udhëzuesit e duhur edukues dhe arsimor. Në gjuhën shqipe kemi të përkthyer nga Down Syndrome International (DSi) “Udhëzues Ndërkombëtar për edukimin e personave me sindromën Down”. 

Qëllimi i këtij udhëzuesi është të përmirësojë edukimin e personave me sindromën Down në mbarë botën dhe të kontribuojë në përmbushjen e së drejtës së tyre për edukim gjithëpërfshirës dhe njësoj cilësor, duke promovuar edukimin e tyre gjatë gjithë jetës, në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. 

Xhoana Jaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:21 marsiALBASpergjigjet e femijevesindroma down
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mite e të vërteta mbi personat me sindromën Down dhe disa aktivitete motorike të dobishme
Next Article Dita Ndërkombëtare kundër Diskriminimit Racial/ Si mund të ndihmojmë për eliminimin e racizmit në shkolla?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?