Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Përgatitjet e maturës shtetërore 2019
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Përgatitjet e maturës shtetërore 2019

portalishkollor
Last updated: April 3, 2019 9:49 am
portalishkollor
Share
SHARE

E ndërsa maturantët kanë nisur tashmë me përgatitjet finale për provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2019, autoritetet e arsimit kanë konfimruar edhe ndryshimet që do të ketë jo vetëm teza e provimit, por edhe forma e korrigjimit të tyre.

Për të orientuar maturantët në lidhje me strukturën dhe llojin e pyetjeve të provimeve, Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka zbardhur disa modele testesh si për provimet e detyruara, ashtu edhe për provimin me zgjedhje.

Referuar ndryshimeve të bëra saktësohet se testi i lëndëve të detyruara do të vlerësohet në total me 60 pikë. Koha për zhvillimin e pyetjeve të testit do jetë 2 orë e 30 minuta. Secila tezë e provimi do të ketë në përmbajtje 20 pyetje me zgjedhje (alternativa) dhe pyetjet e tjera do jenë me zhvillim dhe arsyetim.

Sa i takon vlerësimit të testeve, për provimet e këtij viti po diksutohet edhe mundësia e rikthimit të korrigjimit elektronik. Ky model korrigjimi do të zbatohet vetëm për pyetjet me alternativa, ndërsa ato me arsyetim do të vijojnë të korrigjohen nga mësues të përzgjedhur.

Struktura e testit të gjuhës shqipe dhe letërsisë

Duke qenë se provimet e Maturës Shtetërore zhvillohen me shkrim, kompetencat gjuhësore dhe letrare që do të vlerësohen janë: Të lexuarit e teksteve të ndryshme, të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale, përvetësimi i rregullave gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit, analiza dhe interpretimi i teksteve të gjinive dhe të llojeve të ndryshme letrare, vlerësimi i letërsisë shqipe dhe asaj botërore në periudha të ndryshme letrare dhe historike.

Referuar këtyre përcaktimeve, testi do të jetë i strukturuar në tre pjesë. Pjesa e parë do të ketë në përmbajtje një tekst joletrar dhe njohuritë e aftësitë gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit. Teksti joletrar (mund të jetë përshkrues, rrëfyes, informues paraqitës dhe argumentues) do të jetë i panjohur për nxënësit.

Pyetjet për njohuritë dhe aftësitë gramatikore, drejtshkrimore e të pikësimit do të integrohen me tekstin joletrar. Pjesa e dytë do të ketë në përmbajtje një tekst letrar, fragmentet e të cilit do të merren nga veprat letrare që janë përcaktuar në programin orientues.

Ndërsa pjesa e tretë e testit përfshin esenë. Kjo e fundit dëshmon formimin gjuhësor dhe letrar të nxënësit. Tema e esesë mund të lidhet me njërën nga pjesët që janë në përmbajtje të testit.

Struktura e testit të matematikës

Edhe testi i matematikës vlerësohet në total me 60 pikë. Testi ka në përmbajtje 20 pyetje me zgjedhje (alternativa) dhe pyetjet e tjera janë me zhvillim dhe arsyetim. Në pyetjet me zgjedhje duhet të rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për pyetjet me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen.

Bazuar në kurrikulën që nxënësit kanë zhvilluar në shkollë, përmbushja e kompetencave matematikore që një nxënës duhet të zotërojë përgjatë gjithë zhvillimit të lëndës dhe jo vetëm, arrihet nëpërmjet 5 tematikave kryesore që janë: numri, matja, gjeometria, algjebra dhe funksioni (përfshirë derivatin dhe integralin), statistika dhe probabiliteti. Për secilën tematikë është paraqitur pesha që zë secila prej tyre në përmbajtjen e pyetjeve që do të ketë teza finale e këtij provimi. Konkretisht pyetjet rreth tematikës së numrit zënë

17 për qind të tezës, pyetjet rreth matjes 15 për qind, pyetjet gjeometrisë rreth 13 për qind, pyetjet rreth algjebrës dhe funksionit 38 për qind, ndërsa pyetjet rreth statistikës dhe probabilitetit rreth 17 për qind të përmbajtjes së testit.

Struktura e provimit të gjuhës së huaj

 Autoritetet e arsimit bëjnë me dije se testi i gjuhës së huaj do të jetë i strukturuar në tre pjesë që janë: Të lexuarit dhe të kuptuarit e një teksti të shkruar që do ketë në përmbajtje rreth 50 për qind të pyetjeve, përdorimin e drejtë i gjuhës (gramatika dhe leksiku) që do ketë rreth 28 për qind të pyetjeve, si dhe të shkruarit me 22 për qind të pyetjeve. Testi i gjuhës së huaj hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm trajtohet si gjuhë e huaj e parë. Teza e provimit do të jetë në nivelin gjuhësor që përcaktohet në kurrikul në përfundim të arsimit të mesëm përkatës.

Provimet e Maturës 2019 do zhvillohen në këto data:

• Testi i gjuhës së huaj (D3) do të zhvillohet më 7 qershor.

• Testi i gjuhës shqipe dhe letërsisë (D1) do të zhvillohet me 12 qershor.

• Testi i matematikës (D2) do të zhvillohet në datën 17 qershor.

• Testet e i provimit me zgjedhje do të zhvillohet me 24 qershor.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:2019maturapergatitje
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ndikimet e edukimit të prindërve në arritjet arsimore të fëmijëve të tyre: Perceptimit i prindërve dhe fëmijëve
Next Article Datat për nxënësit e klasave të nënta (2019)
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?