Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Për mrekullitë e jetës…
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Për mrekullitë e jetës…

portalishkollor
Last updated: January 5, 2021 10:31 am
portalishkollor
Share
SHARE

Kjo letër është vërtetë emocionuese! Teksa mësuesja Teuta Bilçari na ka dërguar disa materiale në ndihmë të kolegëve, në fund të tyre ishte dhe ky dedikim kushtuar nxënësve të saj, si urim për Vitin e Ri. Ne preferuam që ta ndajmë me ju, duke menduar se këto fjalë zemre u drejtohen pse jo të gjithë fëmijëve.

Yjet e mësueses,

Së bashku kaluam një vit me shumë sfida për zemrat tuaja engjëllore dhe supet tuaj të brishtë. Por u bëmë më të fortë në mbrojtje të jetës së njëri-tjetrit. Sa shumë na munguan përqafimet tona të dlira me krahët rreth trupit e qafës. Por mësuam të përqafohemi në distancë me sy, me buzëqeshje  dhe thamë më shumë se më parë fjalët “Të dua shumë”.

Dhe kjo ishte bukur sepse mësuam të shohim thellë ndër sy e të lexojmë sytë e njëri-tjetrit me sytë e zemrës tonë për të kuptuar më mirë në heshtje dhe për të ndier forcën e dashurisë pa fjalë. E gjitha kjo është magjike sepse ju jeni të magjishëm. 


E gjitha kjo është e mrekullueshme sepse ju jeni vet mrekullia e jetës për familjet tuaja, për mua dhe shoqërinë.

Ne së bashku po hapim një libër të ri të jetës tonë. Faqet e tij janë të bardha dhe ju mbi to do të hidhni ngjyrat e shpresës, ngjyrat e besimit, ngjyrat e dashurisë për jetën e të ardhmen. 

Dora e zemrës tuaj do jetë peneli magjik i triumfit të madh i të mirës mbi të keqen. Sepse ju jeni engjëj paqeje, engjëj drite, engjëj që keni lindur për të buzëqeshur dhe askush nuk mund t’u vjedh juve buzëqeshjen e artë me forcë drite.

Sepse askush nuk mund të jetoj pa dritën tuaj, askush… Dhe kjo situatë e errët që shpesh në sytë tuaj duket e pakuptimtë  e që ngre peshë mijëra “Pse?”, merr dritë  nga ju dhe bëhet ditë. Një ditë e re në një jetë të re për një Vit të Ri të mbushur me shëndet, gëzim dhe lumturi. 

Të më falni yjet e mi që sot  ju fola ndryshe nga si jeni mësuar t’më dëgjoni çdo ditë. Ju fola me fjalë që nuk mund t’i kuptoni, por e sigurt që në çdo germë që do lexoni do ta ndieni tek kraharori mësuesen. Sepse ju kuptoni, shihni dhe flisni vetëm me zemër yjet e mi. 

Nga zemra mësuesja ju uron juve dhe familjarëve tuaj,  

GËZUAR VITIN E RI  2021!

QOFSHI PËRHERË TË LUMTUR DHE TË SUKSESSHËM!

PUSHIME TË MBARA! JU KAM NË ZEMRËN TIME!                                                 

ME DASHURI MËSUESJA JUAJ TEUTA! 

Teuta Bilçari  

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASper mrekullite e jetesteuta bilcari
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Skedë ushtrimesh për pushimet dimërore në lëndën e gjuhës për klasën e dytë
Next Article Rritja e pagave, sa është dhe sa do të bëhet rroga e mësuesve nga 1 janari
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?