Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Për herë të parë shkollë e mesme për nxënësit që nuk dëgjojnë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Për herë të parë shkollë e mesme për nxënësit që nuk dëgjojnë

portalishkollor
Last updated: July 26, 2022 9:23 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ministrja e MAS Evis Kushi jep lajmin e shumëpritur: Këtë vit shkollor për herë të parë do të ketë shkollë të mesme për nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë. Sipas saj kështu ata do të bëhen më të aftë për jetën e tyre, që të fitojnë një profesion.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka dhënë një lajm të shumëpritur për nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë.

Këtë vit shkollor për herë të parë do të ketë shkollë të mesme për këta nxënës që mbarojnë klasën e nëntë, duke i mbështetur ata që të bëhen më të aftë për jetën e tyre, që të fitojnë një profesion, që të integrohen më mirë në shoqëri dhe në tregun e punës, si dhe që të japin më shumë kontribut në shoqëri.

Në një status në rrjete sociale Ministrja Kushi shprehet:

“Në një nga vizitat që kam zhvilluar në Institutin e Fëmijëve që nuk Dëgjojnë më ka mbetur në mendje kërkesa e Anisës dhe Kejsit, dy nxënëse të kësaj shkolle që mbaronin klasën e nëntë dhe dëshironin të vazhdonin shkollën e mesme si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre.

Sot jam e lumtur të ndaj me to, si dhe të gjithë nxënësit e mrekullueshëm të këtij instituti, lajmin e shumëpritur që më në fund, pas shumë vitesh kërkesa nga mësuesit dhe prindërit, kemi vendosur hapjen e shkollës së mesme për nxënësit që nuk dëgjojnë në fushën e të nxënit Teknologji dhe TIK.

Që prej shtatorit të këtij viti, të gjithë nxënësit që mbarojnë klasën e nëntë në këtë institut nuk do të qëndrojnë më në shtëpi, por do të kenë mundësi të vijojnë studimet dhe të fitojnë një profesion, për t’u bërë më të aftë për jetën e tyre, për t’u integruar dhe për të dhënë më shumë kontribut në shoqëri”.


© Portali Shkollor- 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Programet e edukimit fizik të të gjitha cikleve për nxënësit me AK
Next Article Fuqizimi i Shërbimit Psiko-Social në shkolla/ Ministrja Kushi dhe ASCAP prezantojnë standardet dhe protokollet e punës
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?