Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Panairi i 21 i Librit, aktivitetet që u mbajtën në stendën e “Albas”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Panairi i 21 i Librit, aktivitetet që u mbajtën në stendën e “Albas”

portalishkollor
Last updated: November 21, 2018 12:08 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Edicioni i 21 i Panairit të Librit “Tirana 2018” përfundoi, duke tejkaluar çdo pritshmëri të botuesve. Në fakt, gjatë këtyre ditëve dedikuar librit, përveç titujve të rinj e çmimeve të leverdishme, një arsye që i solli shqiptarët në Pallatin e Kongreseve, ishin autorët. Botuesit, përkthyesit, autorët… janë njerëzit më të dashur për lexuesit e vërtetë, por kur ata blejnë librin, e takojnë shkrimtarin, ndajnë një bisedë me të, marrin autograf dhe shkrepin një fotografi, kënaqësia është e dyfishtë. 

Në stendën e Shtëpisë Botuese “Albas”, çdo titull i ri u promovua në prani të atyre që i janë dedikuar librit: botuesve, përkthyesve, kryeredaktorëve e redaktorëve, dhe padyshim autorëve. Emmanuelle Favier, autorja franceze erdhi në Shqipëri enkas për Panairin e Librit, për të takuar lexuesit e saj, e për të marrë përshtypjet e tyre lidhur me romanin “Guximi që u duhet lumenjve”. Ajo qëndroi për disa orë në stendën e “Albas”, dhe ajo që i bëri më shumë përshtypje ishin lexuesit, që jo vetëm e njihnin, por kërkonin të bisedonin  me të në gjuhën frënge.

Primo Shllaku, solli në shqip për këtë edicion të Panairit të Librit “Lulet e së keqes” nga Charles Baudelaire dhe “Metamorfoza” e Franz Kafkës. I pranishëm në stëndën e “Albas”, Primo Shllaku rrëfeu kohën e gjatë dhë përjetimet e këtyre dy përkthimeve. 

“Një mal diamanti”, “Parqet Kombëtare”, “Mëkatet e zonjës Ema”, “Xhim Morrison dhe Kerol”, “Frederik Rreshpja”, por edhe shumë tituj të tjerë u promovuan në stendën e “Albas” gjatë pesë ditëve të Panairit të Librit. 

Qershia mbi tortë ishin aktivitetet për fëmijë. Sikurse dihet tashmë, “Albas” i ka mjaft përzemër vogëlushët, dhe jo vetëm i ka përkëdhelur me shumë tituj të rinj dhe botime cilësore, por gjatë ditëve të Panairit, aktivitetet dedikuar fëmijëve ishin të shumta. Seria “Më quajnë…” u pasurua me tituj të rinj, klasikët për fëmijë dhe të rritur zinin vend të rëndësishëm në stendë, “Fabulat e Ezopit”, apo libri i fundit i Mark Twain “Rrëmbimi i Princit Oleomargarin” tashmë ndodhen në bibliotekat e vogëlushëve…

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:aktiviteteALBASpanair 21
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Të lexuarit në letër dhe të lexuarit digjital te fëmijët
Next Article Emmanuelle Favier në Shqipëri, takon lexuesit në stendën e “Albas”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?