Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Pajisjet elektronike dhe pasojat e rënda në zhvillimin socio-psiko-motor të fëmijëve
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Pajisjet elektronike dhe pasojat e rënda në zhvillimin socio-psiko-motor të fëmijëve

portalishkollor
Last updated: February 18, 2019 12:41 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Është e rekomandueshme në mendimin tim, jo vetëm një reduktim i kohës që fëmija duhet të kalojë me rrjetin virtual, por rritja e kohës së aktivitetit që ai duhet të bëjë, si dhe një rritje e prezencës së prindërve për të luajtur me të vegjëlit e tyre.

Në lidhje me problematikat e telefonisë, si dhe të tablet-it, tashmë është një realitet global i cili gjithnjë e më shumë po vë në provë zhvillimin e fëmijës në dimesionet e tij si individ. Një studim i vitit 2017 i prezantuar në konventën e pediatrisë (Pediatric Academic Societes) ka konkluduar që brenda vitit të parë të jetës 1 fëmijë në 7 është përdorues i teknologjisë mobile ose tablet me ndihmën e prindit për të paktën 1 orë në ditë. 

Ky investigim është bërë nga Einstein Medical Center i Filadelfia-s. Studimi ka konkluduar që në rritjen e muajve të fëmijës rritet edhe kohëzgjatja pranë dispozitive mobile dhe tablet, me vlera 26% brenda 2 viteve dhe 38% e fëmijëve 4 vjeç të paktën e përdor për 1 orë në ditë. 

Vetëm 30% e prindërve ka deklaruar gjatë studimit se të paktën ka folur me pediatrin për problematikën e studimit. Është shumë e rëndësishme, shpjegon znj. Novara, përgjegjësja e studimit, e cila saktëson rëndësinë që fëmija duhet të mos ketë kontakte me botën virtuale pasi janë limituese në psikologjinë e fëmijës, kapacitetit të tij relacionues, si dhe zhvillimin neuro-konjitiv. Probleme këto që pasqyrohen në vështirësinë e fëmijës për të ecur, folur, lozur apo për të krijuar lidhje afektive me prindërit,vëllezerit apo dhe njerëz të rrethit të afërm. E gjitha në dëm të krijimit të një autonomie personale të vet fëmijës. 

Një tjetër studim i “Boston University School of Medicine” dhe i “Cohen Children Medical Center”, dispozitivët me ‘touchscreen’ ka vërtetuar që përdorimi i tastierës digitale te fëmijët ngadalëson zhvillimin e të shkruarit për të paktën 2 vjet. Një kërkim tjetër i kryer nga studiues spanjoll dhe e publikuar në Sunday Mirror, ka treguar pas analizave të kryera me skaner Cateen, mjet i cili mat aktivizimin celebral ndaj efekteve të teknologjisë virtuale, që ndikimi i këtyre të fundit ka reduktuar ndjeshëm aspektet motore relacionuese dhe konjitive te fëmijët dhe tek të rinjtë, kategori kjo e fundit me rrisk të lart ndikimi ndaj teknologjisë. 

Të dhënat e kërkimit janë shqetësuese pasi është rritur agresiviteti i të rinjve dhe fëmijëve, ka rënë kreativiteti i lojrave dhe dëshira për të socializuar. Dr. Klieeisen ka pohuar se, “në observimet e këtij studimi kemi kuptuar në detaje se si dhe çfarë i ndodh trurit të fëmijës në kontakt me teknologjinë.” Të dhëna këto, të konfirmuara edhe nga Universiteti i Zyrihut, i cili ka treguar se dëmet janë edhe në nivel të aktivitetit subkortical të encefalit (trurit). Kjo si pasojë e ndryshimeve të përqëndrimit të dopaminës (neurotrasmetues) e cila krijon vartësi nga interneti dhe imazhet e krijuara në menyrë virtuale (videogames). Ky çrregullim i niveleve të dopaminës është një nga shkaktarët kryesor të depresionit mes të rinjve si dhe apatizmit (inaktivitetit emocional) infantil. Por në shikimin e realitetit tonë shqiptare vërehet një pakujdesi shumë e madhe në përdorimin e telefonave dhe tablet nga ana e prindërve, si dhe e fëmijëve. Në dëm kjo të shëndetit të vet fëmijës. Është e rekomandueshme në mendimin tim, jo vetëm një reduktim i kohës që fëmija duhet të kaloje me rrjetin virtual, por rritja e kohës së aktivitetit që ai duhet të bëjë, si dhe një rritje e prezencës së prindërve për të luajtur me të vegjëlit e tyre.

Dorian Meta, pedagog në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Tiranë

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:dorian metaelektronikefemijepasoja
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Më ndihmo… Jam ngatërruar në kohën dhe kokën time”
Next Article Çfarë duhet të dinë prindërit dhe mësuesit për ADHD?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?