Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Pagat e ulëta dhe kushtet e punës së mësuesve, SPASH në Tiranë paralajmëron protesta
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Pagat e ulëta dhe kushtet e punës së mësuesve, SPASH në Tiranë paralajmëron protesta

portalishkollor
Last updated: January 17, 2022 12:25 pm
portalishkollor
Share
SHARE

SPASH Tiranë ka bërë thirrje që 19 janar të nisin protestat e tyre në të gjitha shkollat e Tiranës duke pezulluar orën e parë të mësimit, 45 minuta. Por, vetëm disa orë më vonë, kjo sindikatë njoftoi vendimin për t’u tërhequr përkohësisht nga protesta për një mbledhje që do të zhvillojë KKAP.

Sindikata e Pavarur e Arsimit në Shqipëri dega Tiranë, ka njoftuar të gjithë mësuesit e kryeqytetit që këtë të mërkurë më 19 janar, të pezullojnë orën e parë të mësimit në rast se duan t’i bashkohen protestës për mungesën e regjistrave në shkollë, kushtet minimale të punës si dhe për pagat e pamjaftueshme. 

Ndërkohë më datën 26 janar,në orën 14:30 SPASH ka lajmëruar gjithashtu për një formë tjetër protestë përpara Zyrës Arsimore Tiranë.

“Mësuesit e Tiranës bëhen gati të protestojnë për regjistrat, kushtet minimale të punës, pagat e pamjaftueshme. Javës që vjen (këtë javë) të mërkurën, protestë në çdo shkollë të Tiranës. Të pezullohet ora e parë e mësimit, 45 minuta. Mësuesi qëndron përpara klasës, por nuk zhvillon mësim. E mërkurë, 26 janar, ora 14:30, protestë përpara Zyrës Arsimore, Tiranë”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Pavarur të Arsimit Shqiptar, dega Tiranë.

Por, vetëm disa orë më vonë, kjo sindikatë njoftoi vendimin për t’u tërhequr përkohësisht nga protesta.

“Njoftohen të gjithë këshillat sindikale të SPA-së të shkollave të ZVA-së Tiranë se vendimi lidhur me fillimin e aksionit sindikal të njoftuar për datën 19 janar, do të merret në ditët në vazhdim pas mbledhjes së KKAP-së ku do të diskutohen nga përfaqësuesit tanë të aleancës sindikale edhe problemet e ngritura nga SPA-ja dega Tiranë. Takimi me të gjithë kryetarët e SPA-së së shkollave të ZVA-së Tiranë do të realizohet së shpejti(drejtpërdrejtë ose online) për marrjen e një vendimi për vazhdimin e lëvizjes sindikale”, thuhej në komunikatën e dytë të Sindikatës së Pavarur të Arsimit Shqiptar, dega Tiranë.

Por, sipas ZV.Presidentit të Sindikatës së Pavarur të Arsimit Shqiptar, Isa Halilaj, nuk janë vetëm regjistrat, pagat e ulëta dhe kushtet e punës ato që mundojnë së shumti mësuesit e kryeqytetit. Janë shumë më tepër së aq.

“Përveç regjistrave që duhet të jenë fizikisht në shkolla, pavarësisht përpjekjeve për regjistrat elektronikë, kemi problematika me transportin e mësuesve, veçanërisht në zyrat e reja arsimore, pagesat e vonuara të mësuesve për shkak të problemeve me fondet, orët suplementare të papaguara, mësimi plotësues i papaguar, korrigjimet e provimeve të 9- vjeçare të papaguara, e të tjera”, tha Halilaj.

Të gjithë këto do të adresohen në mbledhjen e të mërkurës të Këshillit Kombëtar të Arsimit, ku veç të tjerash, do t’i kërkohet Ministrisë së Arsimit të dëgjojë sindikatat në një takim të veçantë. 

Listës së problematikave i është shtuar së fundmi edhe mbulimi i orëve mësimore për shkak të infektimit të shumë mësuesve me COVID-19. Ndryshe nga viti i kaluar, sivjet nuk është vënë në dispozicion një fond i veçantë për mësimdhënien gjatë pandemisë.

N. Allkja Biçaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:kushtet e punesmesuesitpagat e uletapralajmeron protestaspash
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Qendra e Trajnimeve Albas organizon trajnim në Kosovë për mësimdhënësit e arsimit fillor të lëndës Gjuhë shqipe, moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”
Next Article Prof. Dr. Ethem Ruka: Studentët dhe nxënësit, pasqyra ku ne pedagogët dhe mësuesit duhet të shohim veten tonë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?