Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Orë model, qytetari X
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Orë model, qytetari X

portalishkollor
Last updated: January 27, 2018 1:14 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ditari në lëndën e qytetarisë X, botimet Albas, është hartuar nga autorja e tekstit Eljana Brahja, e cila është bazuar në udhëzimet e IZHA për nismën “Tri lëndë në gjashtë orë”.

Fusha: Shoqëria dhe Mjedisi

Lënda: Qytetari

Shkalla: 5

Klasa: 10

Tematika: Mjedisi

Situata e të nxënit:

1. Rreziku më i madh për Tokën jemi vetë ne!

2. Popullata dhe përdorimi i burimeve të shterueshme të planetit po rriten me shpejtësi, ashtu si dhe aftësia jonë teknike për ta ndryshuar mjedisin për mirë apo për keq.

Tema mësimore: 

1. Ruajtja dhe zhvillimi i mjedisit

2. Kontradiktat e zhvillimit

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 

Nxënësi/-ja: 

-Shpreh mendimin për rëndësinë që ka ruajtja e mjedisit.

-Analizon përpjekjet për përdorim racional të burimeve.

-Diskuton në grup për kontradiktat e zhvillimit.

-Demonstron strategji për sensibilizimin e shoqërisë në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm.

Fjalë kyç:

– edukim mjedisor

– përgjegjësi individuale

– roli i shkencës

– zhvillim i qëndrueshëm

Burimet: Teksti mësimor (fizik), teksti digjital, interneti

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjeografia, Historia, Shkencë toke,  Kimia.

Organizimi i orës së mësimit, 90’

Hapi 1. Përvijim i të menduarit (15’)

Mësuesja organizon klasën në dy grupe pune. Nxënësve u kërkohet të reflektojnë për pak minuta rreth situatave (shprehjeve) 1 dhe 2. Njohuritë e tyre të deri më tanishme i diskutojnë sëbashku me mësuesin.

Grupi 1- reflektojnë rreth situatës 1

Grupi 2- reflektojnë rreth situatës 2

Hapi 2. Harta e koncepteve; Marrëdhëniet Pyetje-Përgjigje (25’) + (5’) Përmbledhje njohurish

Mësuesi/ja krijon në tabelë hartën e koncepteve dhe ndërton njohuritë e reja nëpërmjet metodës së Marrëdhënieve Pyetje – Përgjigje. (25’)

– Si mund ta mbrojmë planetin tonë?

– Përgjegjësi e kujt është ruajtja e mjedisit?

– Si ndihmon procesi i 3 R-venë reduktimin e mbeturinave?

– Cili është roli i shkencës në ruajtjen e planetit?

– Zhvillimi i teknologjisë përveç përparësive shkakton edhe ndotje. Çfarë sugjeron shkenca për të ulur nivelin e ndotjes?

– Çfarë detyrash shtrohen para shoqërisë dhe shtetit për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm?

Në fund të shpjegimit të njohurive të reja mësuesi/ja bën një përmbledhje të njohurive të dhëna. (5’)

5 minuta pushim për rimarrjen e energjive për orën në vazhdim

Hapi 3. Rrjeti i diskutimit (20’)

Mësuesi/ja organizon klasën në dy grupe ekspertësh  të cilët diskutojnë rreth çështjeve:

– Ekspertët 1- cilat do të ishin përpjekjet tuaja për një përdorim sa më racional të burimeve?

– Ekspertët 2- çfarë do të propozonit ju për reduktimin e kontradiktave të zhvillimit në vendin tonë?

Hapi 4. (15’)

Diskutim i materialeve në tekstin digjital. Punim i detyrave të tekstit mësimor.

Vlerësimi (5’)

Vlerësimi sipas niveleve N1, N2, N3, N4. 

Detyrat dhe puna e pavarur (5’)

Detyra e shtëpisë: Reflektoni në mënyrë kritike Fq. 71

Suksese mësueseve në nismën “Tri lëndë në gjashtë orë”!

Eljana Brahja

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:eljana brahjaore model
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “ Të jesh mësues një orë”
Next Article Orë model, gjuha shqipe VIII
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?