Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Orë model me fëmijët e çerdhes 24
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Orë model me fëmijët e çerdhes 24

portalishkollor
Last updated: January 31, 2018 1:58 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Nën kujdesin e drejtoreshës së Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, znj. Zhaneta Beqiri, sot çerdhet e Tiranës kanë një standard të ri për realizimin e programit të edukimit.

Sot zgjodhëm të sjellim për ju një orë model nga çerdhja nr. 24, me temë: Profesionet. 

Në fillim të orës edukatorja u paraqiti fëmijëve disa foto dhe i pyet ata se ku kanë parë policë. Më pas ajo u tregon se policët ndihmojnë njerëzit të luftojnë keqbërësit, të parandalojnë veprime që u shkaktojnë dëme dhe dhimbje të tjerëve etj.  Në këtë çast, në klasë hyjnë tre përfaqësues të policisë. Ata u treguan fëmijëve për profesionin e bukur dhe të vështirë të tyre. Fëmijët dëgjonin me kureshtje të madhe teta policen dhe dy policët e tjerë, kur flisnin për punën e tyre, si ndihmonin fëmijët dhe qytetarët. 

Xhaxhi Emiljano, kryepolici i zonës ku ndodhet çerdhja, u tregoi uniformën e tij, karakteristikat e paletave, kur  janë me yje dhe kur me stemë. Ai u tregoi fëmijëve se detyra e tij ishte të kujdesej për të gjithë lagjen dhe banorët e saj, sidomos për çerdhet, kopshtet dhe shkollat e kësaj zone, që fëmijët të jenë të sigurt. 

Xhaxhi Redi nga policia bashkiake, u tregoi pse uniforma e tij ishte ndryshe nga ajo e xhaxhi Emilianos. Detyra e tij ishte të rregullonte qarkullimin rrugor. Ai u tregoi bilbilin, tabelën dhe radiomarrësen, si mjetet e tij të punës. U foli fëmijëve për tabelat rrugore dhe vijat e bardha dhe se ata duhet të kishin shumë kujdes kur ecnin në rrugë. 

Kurse teta policja u tregoi fëmijëve se edhe vajzat mund të bëhen police mjaft të zonja. Ajo u tregoi uniformën e saj, me kapelë dhe kravatë, puna e saj ishte në zyrë, ku merrte ankesat nga njerëz të ndryshëm dhe u zgjidhte problemet atyre. Gjithashtu, u tregoi se puna me turne në polici ishte mjaft e vështirë, por dhe shumë e bukur, sepse ndihmonte njerëzit. 

Në fund edukatorja i pyeti nxënësit se a u pëlqente të bëhen policë, a i kanë xhan policët dhe a kishin frikë prej tyre. Përgjigjet e fëmijëve ishin nga më të ndryshmet dhe mbresëlënëse. Ora u mbyll me duartrokitje dhe foto të fëmijëve me punonjësit e policisë. 

Këto aktivitete për njohjen e profesioneve nga afër, po shtrihen në çdo çerdhe të Tiranës, falë standardit të ri të drejtoreshës së QEZHEF-së.

Është për t’u përgëzuar iniciativa dhe përkushtimi i drejtoreshës së çerdhes 24, znj. Mirela Terova, e cila punon seriozisht për programin e kësaj grupmoshe dhe në bashkëpunim me stafin realizon gjithmonë orë model.

Sevi Lami Agolli

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:cerdheore model
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Orë model, filozofi XI
Next Article Ja fenomenet që shkenca nuk i shpjegon dot
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?