Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Orë model, lënda histori, klasa e X
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Orë model, lënda histori, klasa e X

portalishkollor
Last updated: December 21, 2017 2:23 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Është një orë model e detajuar ku shpjegohet se si mësuesi mund të arrijë objektivat në orën e mësimit. Ky material do t’iu vijë në ndihmë mësuesve për të planifikuar orët e mësimit në këtë lëndë.

Fusha: Shoqëria dhe Mjedisi 

Lënda: Histori 10 

Shkalla: 4 

Klasa: 10

Tematika: V – Periudha e tronditjeve të mëdha (1914- 1945)

Tema mësimore: Fillimet e krizave të shek. XX. Lufta e Parë Botërore

Situata e të nxënit

Reflektim i nxënësve: Nxënësit paraprakisht janë udhëzuar të sjellin në klasë foto me pamje nga Lufta e parë Botërore; diskutojnë mbi fotot duke bërë një panoramë të zhvillimit të kësaj lufte.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe: 

Nxënësi/ja: 

1. zhvillon dhe vlerëson ngjarjen historike duke përdorur disa prej burimeve historike dhe të informacionit; 

2. argumenton vlerat e trashëgimisë historike duke vlerësuar këtë trashëgimi si pjesë të identitetit të një populli;

3. përcakton lidhjet shkak- pasojë ndërmjet ngjarjeve;

4. përdor konceptet kryesore që lidhen me ngjarjen historike.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 

Nxënësi/-ja: 

• përcakton shkaqet e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore;

• argumenton arsyet pse fitoi Blloku i Antantës;

• gjykon mbi rolin e SHBA-së në Luftën e Parë Botërore.

Burimet: teksti ‘’Historia botërore dhe qytetërimi” V11. (Karl Grimberg)

Fjalë kyç: Antanta; Aleanca Trepalëshe; Princi Franc Ferdinand; plani Shlifen; beteja e Verdunit.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuhët dhe komunikimi, Gjeografi; Sociologji, TIK.

Organizimi i orës së mësimit 

Parashikimi: Përvijim i të menduarit

Mësuesi bën një paraqitje të shkurtër të temës dhe njëkohësisht nxënësit diskutojnë mbi rrethanat e situatat konfliktuale mes shteteve europiane që nxitën krijimin e aleancave mes tyre. Pas diskutimit, nxënësit ndahen në grupe e ju lihet të lexojnë pjesën e tekstit “Shkaqet e Luftës së Parë Botërore”. Nxënësit në bashkëpunim me njëri – tjetrin mbajnë shënimet përkatëse. Në përfundim të leximit të pjesës, nxënësit diskutojnë mbi shkaqet e fillimit të Luftës së Parë Botërore duke përcaktuar: 

Lufta e Parë Botërore: 

– Krijimi i blloqeve politiko-ushtarake(Antanta-Blloku qendror)

– Fryma e nacionalizmit të skajshëm e imperializmit

– Preteksti – Vrasja e princit austriak Franc Ferdinant në Sarajevë

Përfundime të cilat mësuesja i shënon në dërrasë të zezë.

b. Ndërtimi i njohurive: Rrjeti i diskutimit 

Nxënësit udhëzohen të lexojnë pjesën “Përgatitja për luftë e plani gjerman i luftës”e caktohen për të punuar në dyshe. 

Pyetja: – Argumentoni se cilat ishin përparësitë dhe mospërparësitë e secilit bllok ushtarak? 

Pasi nxirren përparësitë e mospërparësitë e secilit bllok nxënësit japin idetë e tyre të diskutuara më parë me njëri- tjetrin duke pranuar vërejtjet apo sugjerimet e të tjerëve. Diskutohet për të arritur në një përfundim të përbashkët. Përfundimet shënohen në dërrasë nga mësuesi.

Antanta

Përparësitë: a) Zotëronte burime të mëdha ekonomike e detet: b) Kishte epërsi numerike në raport me kundërshtarin. 

Mospërparësitë: a) Nuk ishte e përgatitur ushtarakisht sa kundërshtari; b) nuk siguronte dot një mobilizim të menjëhershëm. 

Blloku Qendror 

Përparësitë: a) Kjo aleancë kishte një ushtri të fuqishme të armatosur të aftë e me përvojë; b) Sulmi i befasishëm 

Mospërparësitë: Mungesa e aftësisë për të përballuar luftën për një kohë të gjatë.

Përforcimi i njohurive: Shkrim i lirë 

Gjatë përforcimit nxënësit reflektojnë mbi idetë e tyre. Mësuesi shkruan në dërrasë çështjen rreth së cilës nxënësit në grupe do të japin idetë e tyre me shkrim të lirë. 

– Cili ishte roli i SHBA në Luftën e Parë Botërore e çfarë ndikimi pati hyrja e SHBA në anën e bllokut të Antantës?

Grupet e nxënësve diskutojnë e ndajnë idetë e tyre me njëri-tjetrin. 

Vlerësimi 

Nxënësit vlerësohen për punën e realizuar në grup,argumentimit të pyetjeve, strategjitë e të menduarit e të shprehurit në bazë të pjesëmarrjes së tyre në orë të mësimit. 

Detyrat dhe puna e pavarur. Bëni një ese me temë “Lufta e Madhe”.

Ky material u shkëput nga libri i mësuesit Histori 10, botimet Albas. Ju mund ta shkarkoni librin e mësuesit duke klikuar këtu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASgjoegrafi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Teknologjia, aplikacionet që ju vijnë në ndihmë mësuesve
Next Article Lajthitje të mëdha fjalësh
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?