Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Orë model, gjuha shqipe II
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Orë model, gjuha shqipe II

portalishkollor
Last updated: January 25, 2018 12:22 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Kjo orë model në lëndën e gjuhës shqipe klasa e dytë është përgatitur nga mësuesja e ciklit të ulët Suada Vokshi. Dy temat janë planifikuar sipas nismës së re të MASR “Tri lëndë në gjashtë orë”.

Janar 2018

Fusha: gjuhët dhe komunikimi 

Lënda: gjuhë shqipe 

Shkalla: I

Klasa: II

Mësuese:  Suada Vokshi

Temat mësimore:  

Ku e gjejmë ujin? (2 orë mësimore)

Rezultatet e të nxënit:  

– Lexon vjershën duke respektuar shenjat e pikësimit.

– Tregon ndërtimin e vjershës.

– Përshkruan ku e gjejmë ujin në natyrë dhe në jetën e përditshme.

– Analizon strofat e vjershës.

Situata e të nxënit:   

1- Ujitja e një bime

2- Pirja e një gote me ujë 

Fjalët kyçe: Ujë, bimë, njeri,  70 për qind, poezi, strofa, vargje.

Burimet materiale: Vazo me lule, shishe me ujë, gotë, teksti i nxënësit, fletorja e klasës, Metodologjia: Stuhi mendimesh, ditari dypjesësh, pesëvargësh.

Lidhja me fushat e tjera: Arte (Art pamor ), shkencat e natyrës, matematika.

Zhvillimi i orës mësimore:  

Situata e të nxënit 

Vendos mbi tavolinë një vazo me lule. Mbush një gotë me ujë dhe i kërkoj një nxënësi të ujit lulen. 

Pyes nxënësit:

Çfarë po bëjmë ? Pse po veprojmë kështu ? Pse???

Mbush një gotë me ujë dhe e pi. 

Çfarë bëra unë?  Pse veprova kështu?  Pse???

U tregoj nxënësve për sasinë e ujit që ndodhet në trupin tonë. Ua demonstroj me vizatim. 

Stuhi mendimesh 

Ku e gjejmë ujin? 

• Edhe poezia që do të mësojmë sot na drejton një pyetje: Ku e gjejmë ujin?

• U kërkohet nxënësve të lexojnë 5 minuta në heshtje poezinë dhe të nënvizojnë fjalët  që nuk kuptojnë. (bëhet shpjegimi i fjalëve të vështira)

• Lexohet poezia (në fillim mësuesja, pastaj nga nxënës të ndryshëm) 

• Pyes nxënësit: 

– Si titullohet vjersha?   –  Sa strofa ka vjersha ?   – Si janë të ndërtuara strofat ? 

Strofa Komenti
Uji nuk ka shije dhe nuk ka sa erë, uji nuk ka ngjyrë, por ka shumë . . . vlerë.  Uji nuk ka shije, erë dhe as ngjyrë por ai ka shumë vlerë. 
Ku nuk e gjen ujin, n’ujëvarë, në lumë, në pus e përrua, n’ det, valë e shkumë. 
Si male të ngrira, në pole e gjen, e gjen në burime, në shi e liqen. 
Edhe në fytyrë, herët në mëngjes, kur lan të dy faqet, dhe të hyn në… vesh 
E gjen dhe në trup, qysh ditën kur lind, ujë ka trupi yt, shtatëdhjetë për qind ! 

Pas analizës së çdo strofe bëhet komenti i saj duke e shkruar në tabelën e modeluar.

• Plotësohet ushtrimi në  tekst  mbi përdorimin dhe rëndësinë e ujit.

 Pesëvargësh 

U shpërndaj nxënësve nga një fletë dhe u kërkoj që të bëjnë një pesëvargësh për UJIN 

UJI 

_____________________             ______________________

_____________________           _______________________          ____________________

________________________________________________________________________

_______________________

Lexohen punimet e nxënësve. Vlerësohen punimet më të bukura. 

Kohën e mbetur i kërkoj nxënësve që të përpiqen ta mësojnë vjershën përmendësh.

Detyrë shtëpie

Mëso vjershën përmendsh.  

Vlerësimi i nxënësve

Vlerësohen nxënësit me fjalë dhe shprehje vlerësuese për

– mënyrën e të shprehurit / Leximin e vjershës duke respektuar shenjat e pikësimit.

– përshkrimin e ndërtimit të vjershës / Përshkrimin e rëndësisë të ujit në natyrë dhe në  jetën e përditshme.  /Analizën e  vjershës /  Krijimin  e pesëvargëshit.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ditarGjuhe Shqipemetoda
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Orë model, lënda matematikë, klasa II
Next Article Orë model, gjuhë shqipe III
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?