Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Orë ditari histori “Pashallëku i Shkodrës dhe i Janinës”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Orë ditari histori “Pashallëku i Shkodrës dhe i Janinës”

portalishkollor
Last updated: July 12, 2019 1:30 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Në këtë orë ditari historie, theksi është vendosur tek situata historike si pjesë leximi, që i vjen në ndihmë nxënësit për ta orientuar rreth çështjeve të caktuara në lidhje me dy temat e mësimit. Nga mësuese Emirjana Fili e shkollës Sandër Prosi.

Fusha: Shoqëria dhe Mjedisi

Lënda: Histori

Shkalla: V

Klasa e XI

Tema mësimore: 

Pashallëku i Shkodrës 1757-1831.  

Pashallëku i Janinës 1787-1822

(Planifikimi i orës mësimore 90 min)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës/lëndës sipas temës mësimore:

– shpjegon rrugën e formimit të pashallëqeve shqiptare  dhe reformave e ndërrmarra në këto pashallëqe;

– gjykon mbi marrëdhëniet e pashallëqeve me Perandorinë Osmane dhe Europën

– analizon zhvillimin e pashallëqeve dhe politikat e tyre që çonin drejt synimit për shkëputjen përfundimtare nga Perandoria Osmane 

– vlerëson rolin dhe ndikimin e pashallarëve shqiptar në skenën ndërkombëtare.

Situata e të nxënit:

Në Pashallëkun e Janinës, në  krye të aparatit drejtues qëndronte vetë Ali Pasha, i cili kishte kopentenca legjislatieve dhe ekzekutive. Prej tij varej e gjithë administrata, ushtria  gjyqet, ndërkohë tek pashallarët e tjerë nuk ishte kështu. Organizimi gjyqësor, zinte një vend të rëndësishëm në aparatin shtetëror të Ali Pashë Tepelenës. Në çdo qytet e krahinë u gritën gjyqe të kryesuara nga kadinj, ashtu si kundër në të gjithë Perandorinë Osmane. Ai vetë i priste banorët e zotërimeve të tij, dëgjonte ankimet e tyre dhe jepte menjëherë një vendim të paapelueshëm. Ata preferonin më shumë të gjykoheshin prej tij sesa nga të tjerët, pasi kishin bindjen se askush tjetër më mirë se pashai nuk dinte zakonet, rendet dhe rrethanat lokale e shoqërore. Përveç kësaj vete Aliu ishte ai qe futi edhe parime të tjera  në këto gjyqe, si barazia dhe drejtësia për të gjithë nënshtetasit para ligjit.

Aliu në kundërshtim me legjislacionin turk, ndryshe dhe nga pashallarët e tjerë, futi parimet e legjislacionit evropian. Ku mund të përmenden barazia midis shtetasve, pavarësisht nëse mund të ishin myslimanë apo të krishterë. Tjetër gjë ishte se vendimet gjyqësore jepeshin në Janinë dhe jo në Stamboll…

Fjalët kyçe: pashallëk, vali, pasha, diplomaci  

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:

• Me letërsinë; veprat letrare që trajtojnë tematikat historike të kësaj periudhe, 

• me gjeografinë.

Burimet: Teksti, foto në tekst dhe foto të tjera të ndryshme.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Fazat e strukturësStrategjitë mësimoreVeprimtaritë e nxënësveOrganizimi i nxënësve
PDiskutim për njohuritë paraprake  Diskutim i ideve  Punë me gjithë klasën  
NDitari i të nxënit  Ndërtimi i shprehive studimore  Punë në grup  
POrganizues grafikNxitja e diskutimitPunë në grup  

Parashikimi: Diskutim për njohuritë paraprake

• Cili ishte konteksti historik i formimit të pashallëqeve shqiptare 

• Cilat janë njohuritë që kanë nxënësit për figurën historike të Ali Pashë Tepelenës

Ndërtimi i njohurive: 

Nxënësve u jepet pjesa për lexim Pashallëku i Shkodres dhe i Janinës dhe në të bëhen nënvizime në ato pjesë të cilat kanë nevojë për komente dhe sqarim:

• Trego arsyet që çuan në formimin e pashallëkut të Shkodres dhe te Janinës.

• Përcakto shtrirjen e pashallëqeve. 

• Kur e arriti pashallëku i Shkodrës shkallën më të lartë të organizimit?

• Kur e arriti pashallëku i Janinës shkallën më të lartë të organizimit? Përcakto kuptimin e Konfederatës Ilirike.

• Pse Pashallëku i Janinës kishte karakteristikat e një shteti që vepronte brenda shtetit osman?

• Cilat ishin disa nga reformat që ndërmori Ali Pashë Tepelena për ndërtimin e Infrastukturës në Pashallëk.

• Cilat ishin institucionet shtetërore të pashallëkut të Janinës?

Përforcimi: Organizimi me grafik 

Vlerësimi i nxënësve: Nxënësit vlerësohen për strategjitë e të menduarit dhe komunikimit të tyre, shprehitë e nxënësve gjatë hapave të përcaktuar.

Detyrat dhe puna e pavarur:  Ese argumentuese “Konfederata Ilirike” nisma e parë drejt çështjes kombëtare.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ditaremirjana filihistoriore
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Si të mbroni fëmijët nga i nxehti i verës
Next Article Kreativiteti i mësueseve për ditën e parë të shkollës. Ju prezantojmë realizimet më të bukura
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?