Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ora e mësimit 55 minuta, domosdoshmëri
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Ora e mësimit 55 minuta, domosdoshmëri

portalishkollor
Last updated: January 19, 2018 11:19 am
portalishkollor
Share
SHARE

Nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë kanë 10 lëndë mësimore, të cilët do të reduktohen në pesë lëndë, gjuhën amtare, matematikën, botën rreth nesh, artin figurativ, kulturën fizike. Lëndët që janë aktualisht do të përmblidhen në pesë lëndë.

Reformat në arsim sipas M.A.SH-it për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, ora e mësimit do të zgjasë 55 minuta, duke  përfshirë një periudhë pushimi prej 15 minutash. Nxënësit aktualisht  nga klasa e parë deri në klasën e tretë kanë 10 lëndë mësimore, të cilët do të reduktohen në pesë lëndë, gjuhën amtare, matematikën, botën rreth nesh, artin figurativ, kulturën fizike. Lëndët të cilat janë aktualisht do të përmblidhen sipas tyre në pesë lëndë mësimore.

Reformat për zgjatjen e orës 55 minuta është me vend sipas përvojës së punës sepse mësimdhënësit dhe nxënësit do të kenë më shumë kohë në dispozicion për arritjen e qëllimeve mësimore.

*Mund të parashtrohet pyetja: Sa është përqendrimi i nxënësve në moshën përkatëse për mësim efektiv?

Përgjigjja është: Ne të gjithë e dimë që ora mësimore fillon me teknikë (lojë) për nxjerrjen e qëllimit apo përsëritjen e mësimit të kaluar… etj. Sipas qëllimit që është përcaktuar më parë, në bazë të saj përgatiten teknikat dhe taktikat përkatëse te lojërave të cilat mund të zgjasin 10-20 minuta. Pas nxjerrjes së qëllimi fillohet me zhvillimin e mësimit ku në ciklin e ulët nuk duhet të jetë më shumë se 10-15 minuta, sepse bije përqendrimi i nxënësve. Meqë nxënësit nuk do të kenë detyra shtëpie atëherë arsimtari duhet të përgatisë një apo dy teknika të radhës të cilat mund të përfshijnë edhe detyrën e shtëpisë me këto teknika apo lojëra. Kjo teknikë do të zgjas 20-25 minuta së bashku me prezantimin dhe saktë i bie një orë 55 minuta.

Prandaj e mbështes orën 55 minuta në ciklin e parë po pse jo edhe të dytë 55 minuta, sepse gjithmonë nuk na ka mjaftuar koha për fidbekun e duhur nga ana e nxënësve, besoj se jo vetëm mua po edhe kolegeve/ëve të mi.

Pyetja e radhës është a do jetë e gatshme Ministria e Arsimi dhe Shkencës të përgatisë literaturën e nevojshme – libra për nxënësi në shtator?

Kjo është reforma e tretë për 15 vjet dhe gjithmonë kur ka pasur reforma më shumë kanë humbur nxënësit. Me ndryshimin e sistemit nëntëvjeçar, nxënësi mbi tre muaj, gati në gjysmë vjetorin e parë u pajisën me libra. Pra, nxënësit janë viktimë sepse shteti nuk bën parapërgatitje për reformat, por vetëm shpejt e shpejt i fut në zbatim.

Ku do  të realizohen projektet pilot dhe sa do të zgjasin?

Në qoftë se projektet pilot do të realizohen si gjithmonë në kryeqytet ku ka edhe kushte, ndërsa pjesa dërmuese e shkollave rurale nuk posedojnë kushte dhe mjete të nevojshme si shkollat e kryeqytetit apo qyteteve të mëdha! 

Çfarë ekspertësh do të vlerësojnë, a është projekti i suksesshëm apo vetëm sipërfaqësisht të bëjnë lajtje parash?

Ngelet të shihet në të ardhmen!

Pushimi të zgjasë 15 minuta pas çdo ore mësimore: “Mësuesi vendos kur të japë pjesën e pushimit dhe si do ta realizojë atë. Rekomandohet që një nga pushimet të parashikohet për aktivitete të kohës së lirë jashtë klasës” .

Si do ta kalojnë nxënësit e moshës 6-9 pushimin15 minuta?

Të qëndrojnë në klasë 15 minuta sipas rendit shtëpiak të shkollës, të dalin jashtë, të luajnë apo bëjnë ndonjë aktivitet… ! Të zgjedhë mësimdhënësi aktivitet jashtë klasës pak vështirë!!!

Zgjatja e pushimeve në çdo orë, me përjashtim të pushimit të madh më duket e tepruar pasi nuk kemi kushtet dhe hapësira e nevojshme  për mosha përkatëse.

Më parë duhet të rregullohen këndet, ato të pasurohen me mjete mësimore që nxënësit 15 minutëshin ta organizojnë sipas dëshirës.

Pra për këtë ngeli skeptik dhe do t’ia lëmë kohës që ta dëshmojë!

Detyrat e shtëpisë janë të qëlluara që të realizohen në  shkollë që të mbikëqyren dhe kontrollohen nga arsimtari.

“Sipas planprogrameve të Ministrisë së Arsimit, nxënësit nga klasa e parë deri nga klasa e tretë do të kenë  jo më shumë se katër orë në ditë, e cila do të reduktojë kohën që nxënësit të kalojnë në klasë.”

Në bazë të planprogrameve të deritanishme nxënësit e klasave të para deri në të tretën kanë nga 5 orë ose 6 orë mësim. 

Dallimi i tanishëm dhe i reformave është 20 minua më pak mësim dhe 30 minuta përafërsisht më shumë pushim.

8. Testimi i nxënësve do të zvogëlohet por realizimi i teknikat dhe aktivitetet do të rritet.  

Rabije Osmani,

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:maqedonimesimi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Modele të menaxhimit dhe të organizimit të orarit në shkollë
Next Article Aktivitet në shkollën “Matosh Uka” në Fierzë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?