Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Nxënësit e Luginës së Preshevës pajisen me tekste në gjuhën shqipe
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Nxënësit e Luginës së Preshevës pajisen me tekste në gjuhën shqipe

portalishkollor
Last updated: September 10, 2019 8:17 am
portalishkollor
Share
SHARE

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se janë siguruar disa tekste mësimore për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës. Arifi ka thënë se janë siguruar tekstet si: Abetarja, Dituri Natyrore, Arti Figurativ, etj.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se janë siguruar disa tekste mësimore për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Arifi ka thënë se janë siguruar tekstet mësimore si: Abetarja, Dituri Natyrore, Arti Figurativ (klasa 1-2-3), Gjuha Shqipe (klasa 2 deri 8, si dhe për katër vjetët në shkollën e mesme).

Përmes një postimi në Facebook, Arifi tha se edhe 18 komplete tjera nga shkencat natyrore janë gjithashtu të kryera, por do t’u distribuohen nxënësve pasi të paguhet taksa e lincensimit të këtyre librave e caktuar nga Ministria e Arsimit për shtëpinë botuese Albas nga Presheva.

Postimi i plotë:

Një lajm i mirë lidhur me sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit Shqiptarë në Luginën e Preshevës. Një angazhim i yni disa vjeçar dhe një nga 30 zotimet tona elektorale ka sjellë rezultat. Në bazë të dakordimit të ish-kryetarit të KNSH-së, të ndjerit Jonuz Musliu me Ministrinë e Arsimit të Serbisë në vitin 2016 si dhe përpjekjet e tona të përbashkëta në forumin e biznesit në qytetin e Nishit gjithashtu ne 2016, ku është arritur marrëveshja në parim në mes të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama me homologun e tij serb, se tekstet mësimore të adaptuara nga qendra ndërkombëtare për programe arsimore Cambridge të përkthyera në gjuhën shqipe, të sigurohen për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Sipas informatave të fundit janë siguruar tekstet mësimore si Abetarja, Dituri Natyrore, Arti Figurativ (kl.1-2-3), Gjuha Shqipe (kl.2 deri 8 si dhe për 4 vitet në shkollën e mesme). Ndërsa 18 komplete tjera nga shkencat natyrore janë gjithashtu të kryera, por do të distribohen nxënësve tonë, pasi të paguhet taksa e licensimit të këtyre librave e caktuar nga Ministria e Arsimit për shtëpinë botuese Albas nga Presheva.

Sigurimi i teksteve shkollore të lartëpërmendur paraqet një zgjidhje gati të kompletuar, pasi tani mbeten vetëm të sigurohen librat në lëndën e historisë dhe gjeografisë të cilat duhen të jenë në përputhshmëri të plotë me historikun tonë Kombëtar Shqiptar. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASpreshevetekste
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Studentja alarmohet “Me të gjitha notat dhjeta nuk fitova mjekësinë”. Reagon eksperti i arsimit: “Shkollat ju kanë orientuar gabim”
Next Article Ta bëjmë më të lehtë dhe më tërheqëse për nxënësit lëndën e kimisë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?