Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Nxënësit e Kosovës në protestë kundër abuzimeve seksuale në shkolla: Traumë, jo lojë fëmijësh!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Nxënësit e Kosovës në protestë kundër abuzimeve seksuale në shkolla: Traumë, jo lojë fëmijësh!

portalishkollor
Last updated: May 20, 2021 9:13 am
portalishkollor
Share
SHARE

Këto më poshtë janë foto të shkëputura nga protesta e mbajtur nga nxënës të Kosovës kundër abuzimeve seksuale në shkolla, pas rastit ku tre djem 14-vjeçarë abuzuan me një vajzë 6 vjeçe në oborrin e shkollës. Me parulla në duar ata dhanë mesazhin se abuzimet seksuale nuk janë LOJË FËMIJËSH, por janë TRAUMË.

Kjo është protesta e nxënësve në Kosovë, kundër abuzimeve seksuale në shkolla, pas rastit ku tre djem 14-vjeçarë abuzuan me një vajzë 6 vjeçe në oborrin e shkollës. 

“Abuzimet seksuale nuk janë LOJË FËMIJËSH, por janë TRAUMË”, shkruhej në banderolën që ata mbanin në duar.   

“E gjithë kjo vjen, sepse akoma trupi i vajzave dhe grave vazhdon të objektivizohet e të seksualizohet, dhe ky mentalitet përcillet edhe tek gjeneratat tjera, aq sa edhe vet nxënësit meshkuj janë kthyer në abuzues seksual, edhe pse në mosha minorene”, ka thënë një nga protestuesit. 

Sipas raportimit të fundit, thuhej se në Kosovë, 1 nga 10 nxënëse ka raportuar se ka qenë viktimë e ngacmimit seksual në shkolla, qoftë nga mësuesit, profesorët, anëtarë tjerë të stafit arsimor, por edhe nga  djemtë (nxënës të shkollave). 

“Kjo gjë duhet të NDALOHET, dhe hapi i parë është ndërgjegjësimi i prindërve, nëna e baballarë, që të japin shembuj të edukatës së mirë tek fëmijët. E jo të kenë turp të puthen e t’i thonë njëri-tjetrit fjalë të bukura para fëmijëve, por mos të kenë aspak turp të ushtrojnë dhunë apo të shahen me njëri-tjetrin në sy të fëmijëve. Fëmijët janë pasqyrë e shtëpisë, jo më kot kemi shprehjen, ‘Ç’ka shtëpia, tregon fëmija!’”, ka thënë një protestues tjetër. 

“Hapi tjetër – sipas nxënësve protestues – është ndërgjegjësimi i mësimdhënësve, që dikur na thoshin se janë prindërit tanë të dytë. Ata duhet krijojnë ambiente të sigurta për vajzat, por edhe për djemtë, t’i edukojnë, të japin shembuj të mirë, e mbrojnë kur dikush nga nxënësit cenohet, e jo të dalin me deklarata skandaloze që, ‘ishte lojë fëmijësh, dhe ata nuk dinin se ç’po bënin’”.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:jo loje femijeshKosovekunder abuzimeveprotestetraume
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Evans Drishti: Nxënësi që kërkon një moto
Next Article Këshilla për një prindërim cilësor e të shëndetshëm
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?