Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Nxënësit e klasës së gjashtë vizitë në Kalanë e Tiranës
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Nxënësit e klasës së gjashtë vizitë në Kalanë e Tiranës

portalishkollor
Last updated: June 14, 2016 8:24 am
portalishkollor
Share
SHARE

Në ndërtesat brenda Kalasë së Tiranës kanë banuar pjesëtarë të familjeve sunduese të qytetit dhe për këtë arsye ato konsiderohen edhe si godina të administratës së parë lokale në Tiranë

Nxënësit e klasës së gjashtë të shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto”, të shoqëruar nga mësuesja e gjuhës, Genta u bënë pjesë e projektit të Shtëpisë Botuese Albas “Të lexojmë qytetin”. Objekti i përzgjedhur në kuadër të projektit ishte Kalaja e Tiranës.

Nxënësit të shoqëruar nga përfaqësues të Albas si dhe mësues të shkollës vizituan ambientet e brendshme të Kalasë së Tiranës dhe u informuan historinë e saj. Nxënësit ishin shumë kureshtar dhe shikon me vëmendje gjithçka, ndërsa pyetjet që ata ngritën dukej sikur nuk kishin fund, sa më shumë shikonin aq më shumë pyesnin. 

Në ambientet e Kalasë së Tiranës ka disa shtëpi tradicionale të cilat kanë krijuar stilin e ndërtesës qytetare Tiranase. Në ndërtesat brenda Kalasë së Tiranës kanë banuar pjesëtarë të familjeve sunduese të qytetit dhe për këtë arsye ato konsiderohen edhe si godina të administratës së parë lokale në Tiranë.

Kalaja e Tiranës ishte një stacion rrugor i vijës Egnatia i tipit Mansio-Mutatio. Ajo përbënte qendrën e një vendbanimi, të emërtuar me një variacion emrash që në shekujt e parë të erës sonë.

Tirkan (shek IV e.s ), Tergiana (1297) kur në të ishte vendosur kancelaria e sundimtarit të saj Karli I Anzhu, dhe në formën e sotme Tyranna (1505) sipas Barletit. Ky toponim akoma nuk është saktësuar plotësisht.

Por Kalaja e Tiranës, dëshmia më e lashtë e këtij qyteti, ndodhet pikërisht në vendin ku derdheshin e kryqëzoheshin rrugët e vjetra e të reja që e lidhnin kryeqytetin e pas tërë Shqipërinë – veriun me jugun, lindjen me perëndimin.

Kalaja e Tiranës

  • Kalaja e Tiranës është monument kulture i kategorisë së I-rë.
  • Kalaja e Tiranës është një fortifikim fushor me planimetri drejtkëndëshe 160x125m. Pjesë ndërtimore të ruajtura në disa prej kullave dhe segmenteve të mureve rrethuese tregojnë se kalaja mund të jetë ndërtuar ne shek. IV-VI e.s, pra rreth 2500 vjet perpara. Ajo mendohet se i takon njërës prej fortifikimeve të ndërtuara ose të rindërtuara nga perandori Justinian në Epirin e Ri (provincën e Durrësit).
  • Pjesa e mureve rrethuese që shihen sot mbi tokë i takojnë ndërtimeve të shekujve të fundit, të cilat janë ndërtuar nga Ahmet Pashë Bargjini (1788-1809), në dhjetëvjeçarin e fundit të shek. XVIII, mbi rrënojat e kështjellës së vjetër.
  • Teknika e ndërtimit të këtij muri paraqet dy faza: antike dhe atë mesjetare të shek. XVIII.




© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:nxenesshkolla
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Dhuro një libër për fëmijë”, qytetarët i bashkohen nismës
Next Article Letër nga mësuesja e gjuhës shqipe
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?