Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Noti është jeta ime”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Noti është jeta ime”

portalishkollor
Last updated: December 20, 2016 10:00 am
portalishkollor
Share
SHARE

“Synimet e mia janë të larta dhe eventi i parë që shikoj përpara është Olimpiada Tokyo 2020, një nga eventet që i mungon listës sime. Noti është jeta ime, hobi im, dëshira ime kështu që do t’i përkushtohem deri në fund”

Franc Aleksi është 18-vjeçari i suksesshëm i cili i është dedikuar plotësisht pasionit të tij për notin. Prej 10 vitesh i është dedikuar këtij sporti i cili për të është shumë i rëndësishëm aq sa thotë; “Noti është jeta ime, hobi im, dëshira ime kështu që do t’i përkushtohem deri në fund.”

Ka arritur rezultate të cilat do t’i kishte zili çdo bashkëmoshatar i tij. Franc Aleksi ka përfaqësuar kombëtaren shqiptare në shumë kampionate ndërkombëtare botërore, europiane, po ashtu edhe ballkanike. 

Disa nga këto aktivitete janë: Kampionati botëror Turqi 2012, Kupa Comen 2014, Kampionati botëror Doha 2014, Lojërat e para Europiane Baku2015, Kampionati Botëror për të rinj Singapor 2015, Kampionati Europian London 2016 dhe së fundmi përfaqësoi Shqipërinë në Kampionatin botëror Canada 2016.

“Këto kampionate janë të rangut botëror me sportistët më elitarë që përfaqësojnë shtetet e tyre nga performanca që kanë arritur gjatë vitit nëpër klubet e tyre përkatëse, kështu që në çdo kampionat që kam marrë pjesë kam pasur gjithmonë përmirësim të rezultateve të mia. Sa i përket renditjes së tyre Shqipëria më ka mundësuar të lë mbrapa disa nga konkurrentet e shteteve të tjera”, – shprehet Franci, nxënësi vitit të dytë në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet.

Stërvitet shumë, pasi ky është sporti më i dashur për të. “Vitin e kaluar kam bërë një program intensiv në Los Angelos USA, këtë mundësi ma dha bursa olimpike, ku punoja nga 5 orë në ditë”, – thotë Franci

Teksa bisedojmë për të ardhmen, Franci na tregon se për të ky sport nuk është thjesht një hobi apo pasion i cili mund të ndryshojë më vonë. Ai synon të arrijë majat.

“Synimet e mia janë të larta dhe eventi i parë që shikoj përpara është Olimpiada Tokyo 2020, një nga eventet që i mungon listës sime. Noti është jeta ime, hobi im, dëshira ime kështu që do t’i përkushtohem deri në fund”, – thotë Franci.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:franc aleksiolimpiade
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Drejtori Kolë Shiroka: “Puna në arsim, sfidë që sjell të papritura”
Next Article Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e dytë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?