Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Një tjetër trajnim i suksseshëm i organizuar nga QTPA në Kosovë (2022)
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Një tjetër trajnim i suksseshëm i organizuar nga QTPA në Kosovë (2022)

portalishkollor
Last updated: February 10, 2022 12:47 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Qendra e Trajnimeve Albas ka organizuar trajnimin e radhës më 5 shkurt në Kosovë, ku numri i të interesuarve ishte shumë i lartë. Pjesëmarrësi dhe mësimdhënësi Enis Miftari tha për Portalin Shkollor Albas se ka përfituar shumë nga pjesëmarrja në këtë trajnim.

QTPA zhvillon trajnime të ndryshme në fushën e arsimit dhe synon t’u vijë në ndihmë mësimdhënësve në Kosovë përmes përvojës dhe trajnerëve të kualifikuar.

Në datën 5 shkurt 2022, nga ora 10.00-13.00, QTPA ka zhvilluar trajnimin në mbështetje të mësimdhënësve të arsimit fillor për tekstet shkollore të lëndës Gjuhës shqipe. Trajnimi është zhvilluar nga autorët e teksteve, duke synuar lehtësimin e punës për përdorimin e tekstit dhe zbërthimin e strukturës së tij.  

Trajnimi u zhvillua në 3 seanca: në të parën u diskutua mbi tematikën Kompetencat sipas kornizës kurrikulare, kurrikulës bërthamë dhe programit lëndor të Gjuhës shqipe për shkallën e parë dhe të dytë dhe realizimi i tyre në tekstet e reja të gjuhës shqipe. Kjo temë u ligjërua nga Rita Petro,  autore tekstesh shkollore dhe poete shqiptare.

Tema e seancës së dytë, Kompetencat lëndore të zbërthyera në librin e gjuhës shqipe Albas për klasat 1-3, u prezantua nga bashkautori i librave të nxënësve Gjuha shqipe 2 dhe Gjuha shqipe 3, Shpëtim Elezi. 

Kurse, gjatë seancës së tretë janë diskutuar tri tematika. Tematika e parë, Plani mësimor i zbërthyer sipas programit lëndor, u ligjërua nga Filloreta Mustafa Dërmaku,  autore e fletores së punës Gjuhë shqipe 1 dhe Gjuhë shqipe 3.

Tematika e dytë, Metodat me në qendër nxënësin të përdorura në librat e mësuesit Gjuha shqipe 1-3, Albas, u ligjërua nga Bardha Buleshkaj, bashkautorja e librit të mësuesit për tekstin shkollor Gjuha shqipe 2 dhe Gjuha shqipe 3. 

Tematika e tretë, Orë mësimi model me librin digjital: Gjuha shqipe 1-3 Albas, u ligjërua nga Ervisa Paloka, redaktore në Albas. Vlen të theksohet se interesimi i mësimdhënësve pjesëmarrës për librin digjital ishte shumë i madh. 

Enis Miftari, mësimdhënës pjesëmarrës në trajnim, tha për Portalin Shkollor Albas se ky trajnim ka ndikim pozitiv në një mësimdhënie më interesante dhe më të avancuar duke përdorur librin digjital. 

“Trajnimet e tjera nga ALBAS do jenë gjithmonë të mirëpritura nga unë, dhe së fundi një falënderim për Shtëpinë Botuese Albas që jep një frymë të re mësimdhënies”, shtoi ai.

Trajnimi është zhvilluar online në platformën Zoom dhe ka qenë pa pagesë. 

Më poshtë mund të shihni disa foto gjatë trajnimit: 

Era Baliu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASqendra e trajnimevetrajnim ne kosove
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Sa i duam librat?
Next Article Si të krijoni një klasë gjithëpërfshirëse
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?