Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Një orë mësimi me mësuesen Brikena Zdrava…
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Një orë mësimi me mësuesen Brikena Zdrava…

portalishkollor
Last updated: December 5, 2015 1:34 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Kur i pyet nxënësit e klasës së dytë në shkollën “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, se përse e duan kaq shumë mësuese Brikenën, të përgjigjen në gjithfarë mënyrash, duke të treguar se vërtetë Brikena ka depërtuar thellë në zemrat e tyre…

Por nga përgjigjet e tyre ne zgjodhëm fjalën e bukuroshes Nikol e cila tha “Mësuesja jonë na bën gjëra shumë të veçanta.”

Për një nxënës të klasës së dytë, aftësia për të kuptuar të veçantën, përballë monotonisë që ka një orë mësimi i zakonshme të shtyn të kërkosh akoma më shumë.

Pikërisht ko kureshtje, na çoi në një orë mësimi, nga ato që Nikol i quan “të veçanta”. Është ora e aftësimit teknologjik, e konceptuar në një mënyrë tepër interesante, duke vënë si synim parësor krijimin e disa aftësive praktike të nxënësve:

  1. Të njihen me elementë të rëndësishëm të veshjes së përditëshme (kopsat)
  2. Të aftësohen për të bërë vetë disa veprime praktike, duke qepur një kopsë, duke e vendosur në vendin e duhur në rroba.

Për të realizuar këto objektiva mësuesja përdoripunën në grupe. Veçse këtë herë grupet kishin si “instruktorë”, prindërit e nxënësve.

E konceptuar në formë loje, situata e krijuar ngjasonte me një konkurs shkathtësie, ku secili nxënës nxitonte jo vetëm të përthithte çdo fjalë që vinte nga mësuesja dhe më pas nga “instruktorët”, por edhe të realizonte saktë dhe në kohën e duhur qepjen e kopsës së tij.

Kur sheh fëmijë që mësojnë duke u argëtuar, menjëherë e kupton se pasioni i punës, ndryshon jo vetëm jetën e individit, por edhe të të tjerëve. Siç po ndodh me këta vogëlushë…

Mësuese Brikena Zdrava është mësuesja e thjeshtë, e pandjerë që ka fituar një nga virtytyet e qytetit ku ajo ka vite që jeton, modestinë për punën e saj.

E në fakt ka arsye që të mos jetë kaq modeste: Pak kohë më parë Brikena është dekoruar nga Presidenti i Republikë si “Mësuesja më e mirë e vitit akademik 2012-2013”. Ka marrë pjesë në ekipin vlerësues të Abetares mbarëkombëtare dhe edukon me dashuri e pasion breza të tërë fëmijësh.

Të ndodhur para skepticizmit që na ofron sistemi shkollor, ne shpesh nuk vëmë re se mësues të mirë janë aty mes nesh. Janë duke na edukuar fëmijët, duke na i formuar ata. Për aq kohë sa pasioni do të udhëheqë punën e mësuesit, ne do të besojmë se brezat do të bëhen edhe më të mirë. 

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Uri Prej Ujku
Next Article Nxënësit e gjimnazit “Ismail Qemali” ekspozitë në ministri
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?