Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Një mësues sa një jetë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Një mësues sa një jetë

portalishkollor
Last updated: March 7, 2019 12:23 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Lutem çdo ditë për mësuesin tim. Thur lavde mirënjohje dhe respekti për mësuesin që nuk e humbi asnjëherë emrin e tij në brishtësinë e një profesioni të vështirë, përkundrazi, e bëri atë më të fortë e cila ka vlerë sa vetë jeta.

Sjellja e secilit prej nesh është e lidhur ngushtë me formimin tonë. Në robërimin e kohës dhe ambientit, shumë aktorë lënë gjurmë në formëzimin që na japin. Ajo, mosha e fëmijërisë së hershme është shumë e rëndësishme për të ngjedhur parzmoren e personalitetit, por mosha shkollore, është një etapë zhvillimi që ja pajis, në rastin më të mirë, me besimin se ia dalim të jemi të suksesshëm, se mund të punojmë me dinjitet, se dijet janë themel për rritjen, se rritja është thelbësore për realizimin personal. 

E gjithë kjo, e mbush mëndjen me një atmosferë ngazëllimi dhe zelli për të qënë aktiv. Në rastin më të keq, kur, me vështirësitë për t’ia dalë mban në arritjet shkollore, shoqërohet me ndjenja inferioriteti dhe qënia pushtohet me mendimin e mundimit, e të pamundurës. Arritjet kthehen në dështime të vogla dhe më pas në besime negative. Atmosfera e ndjenjave të inferioritetit zë vend dhe arritja apo realizimi personal bëhet i vështirë, ose i rrëmbyer nga mekanizma të cilët kompleksojnë mëndjen dhe qënien. 

Mësuesi është një aktor për të realizuar këtë dimension të njeriut. Për të qënë i suksesshëm, aktorët e familjes janë shumë domethënës, por mësuesi është “heroi” i suksesit në jetën intelektuale dhe besimit se ajo mund të ketë një zhvillim me një thellësi oqeanike, që nuk i shihet fundi. Kjo figurë ëshë sa e fortë aq edhe e brishtë. Shkathtësitë që kërkohen për të qënë mësues, për të mbartur këtë emër kaq dinjioz, për të përftuar statusin e gdhëndjes së dijes që frymëzon, duhet pasion, punë e vazhduar që nuk ndalet dhe mbi të gjitha, një shpirt të paqtë dhe të integruar me veten, ku jetojnë në dhomëzat e bekuara të personalitetit, dashuria, mirëdashja, durimi, besimi, mënçuria dhe vlera të tjera të ngjashme. 

Të tjerë aktorë, të ngjashëm me mësuesit, janë përpjekje, në rastin më të mirë, të sinqerta për të qënë mësues, dhe në rastin më të keq, të punësuar me bordero. Shqipëria, për arsye që ne i njohim, me krijimin antikapeve serioze në arsim, e vështirëson shumë rolin e mësuesit. Sot një mësues shqiptar kërkon dinjitetin për të cilin është “regjistruar” t’i shërbej njerëzimit. Edhe nëse mesuesi i vlerave kërkon të jetë prezentë në aplikimin e potencialeve të tij, që në hyrjen e punës së tij të përditshme, vështirësite janë atje; aje ku gjënden 40 nxënës, atje ku nxënësit nuk i tepron vetëm fryma e një njeriu, atje ku nuk ka materiale pune, atje ku motivacioni mungon, atje ku mirënjohja dhe respekti nuk perceptohen si ritual vlerash, atje ku frika bashkëjeton me ajrin dhe depërton deri te nxënësit të cilët presin nga figura e tyrë të marrin dijen, në pafajësinë dhe pamundesinë për të njohur sistemin. 

Janë ata, nxënësit, fëmijët tanë ose fëmijët që ne ishin dikur, të cilët përballemi me pasojat e një sistemi shpesh herë të vështirë, por fatkesqisht edhe me mësues, emrin e të cilëve e kanë të shënuar vetëm në bordero. Sikur të mendonim vetëm për një çast, mësuesin ideal që ka prekur realisht jetët tonë, apo mësuesin që ka prekur vetëm ëndrrat tona, do të lehtësojmë qënien tonë fëminore të dikurshme dhe fëmijët e tanishëm, do të ngazëllehen dhe motivohen, ndërsa zhvillohen në lumin e një dije kaq organike, e ardhur me dashuri dhe durim. E kundërta, sjellë veç një jetë të trishtë dhe të përhumbur në një boshllëk të cilin askush nuk mund ta mbush dot më. 

Në përfundit të këtij reflektimi, mësuesi feston së bashku me fëmijët, se vetëm kështu jeta e tij ka vlerë. Një mësues vlen sa një jetë dhe jeta është nje vlerë që koha nuk e kursen. Ajo vetëm lëviz dhe merrë me vete si një lumë i vrullshëm të gjithë gurët e çmuar ose mbeturinat e hedhura nëpër të. Lutem çdo ditë për mësuesin tim. Thur lavde mirënjohje dhe respekti për mësuesin që nuk e humbi asnjëherë emrin e tij në brishtësinë e një profesioni të vështirë, përkundrazi, e bëri atë më të fortë e cila ka vlerë sa vetë jeta.   

Drnt. Denata Toçe

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:denata tocemesues
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article 7 marsi i parë, ende gjallë në kujtime
Next Article Ministrja Margariti, surprizë në shtëpi mësueses frymëzuese të ëndrrave të gjimnazit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?